UNICEF: 447 fëmijë palestinezë janë vrarë në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149700-unicef_447_fëmijë_palestinezë_janë_vrarë_në_gaza
Organizata UNICEF sot (e premte) ka deklaruar: "Deri më tani 447 fëmijë palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës si pasojë e bombardimeve çnjerëzore të regjimit sionist dhe ekziston mundësia që kjo shifër të rritet edhe më shumë".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2023 13:05 Europe/Tirane
  • UNICEF: 447 fëmijë palestinezë janë vrarë në Gaza

Organizata UNICEF sot (e premte) ka deklaruar: "Deri më tani 447 fëmijë palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës si pasojë e bombardimeve çnjerëzore të regjimit sionist dhe ekziston mundësia që kjo shifër të rritet edhe më shumë".

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Komisari i Lartë për të Drejta të Njeriut i OKB gjithashtu me anë të një deklarate, ka theksuar se rrethimi i plotë i Gazës do të shkaktojë në një katastrofë humanitare në Rripin e Gazës dhe shpërnguljen e mbi 250 mijë personave.

Kjo është në kohën kur dita e shtatë e luftimeve në Palestinë ka filluar në orët e para të mëngjesit sot (e premte) dhe Ministria e Shëndetësisë së Palestinës ka deklaruar: "Numri i viktimave të agresionit të gjithanshëm të regjimit sionist ndaj popullatës civile në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor ka shkuar në 1672 persona të vrarë dhe 7252 persona të plagosur. Gjyma e viktimave të këtij agresioni sionist janë gra dhe fëmijë".