Hamas: Netanjahu me gjakun e palestinezëve, synon të arrijë qëllimet politike
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149712-hamas_netanjahu_me_gjakun_e_palestinezëve_synon_të_arrijë_qëllimet_politike
Një anëtar i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) deklaroi: "Kryeministri i regjimit sionist duke derdhur gjakun e palestinezëve dhe me mbështetjen e Amerikës, synon të realizojë qëllimet e veta politike".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 13, 2023 14:49 Europe/Tirane
  • Hamas: Netanjahu me gjakun e palestinezëve, synon të arrijë qëllimet politike

Një anëtar i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) deklaroi: "Kryeministri i regjimit sionist duke derdhur gjakun e palestinezëve dhe me mbështetjen e Amerikës, synon të realizojë qëllimet e veta politike".

Kanali televiziv Al-Jazira njoftoi se Mahmud Mardavi, anëtari i lartë i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) theksoi se populli palestinez do të qëndrojë në tokën e tij me çdo kusht dhe nuk do të largohet nga Gaza, ndërsa tha: "Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, dëshiron të vrasë dhe të dëbojë me dhunë popullatën palestineze nga Rripi i Gazës për të hequr qafe një numër të madh palestinezësh".

Ky anëtar i Hamasit theksoi se populli palestinez nuk do të largohet nga Gaza dhe nuk do të zhvendoset më.

Mardawi shtoi: "Me çdo kusht, palestinezët do të qëndrojnë në tokën e tyre dhe do të rezistojnë".

Organizata e Kombeve të Bashkuara njoftuan së fundmi se regjimi sionist i ka kërkuar kësaj organizate transferimin e banorëve të veriut të Rripit të Gazës, që janë rreth 1.1 milionë banorë, në jug të Rripit të Gazës.

Sipas këtij raporti, Kombet e Bashkuara janë shprehur kundër kësaj kërkese të regjimit sionist për shkak të pasojave katastrofike që do të ketë.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi sot, të premten, më 13 tetor, se numri i viktimave të agresionit gjithëpërfshirës të regjimit sionist kundër banorëve të Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor arriti në 1572 dëshmorë dhe 7262 të plagosur.

Ministria palestineze e shëndetësisë shtoi se numri i viktimave në Rripin e Gazës në betejën "Stuhia Al-Aksa arriti në 1,537 dëshmorë dhe rreth 6,612 të plagosur, dhe në Bregun Perëndimor arriti në 35 dëshmorë dhe më shumë se 650 të plagosur, dhe gjithashtu 210 prej të plagosurve ishin dërguar në spitale.