Luftime intensive midis luftëtarëve palestinezë dhe forcave pushtuese në Jenin
Luftëtarët palestinezë u përleshën me ushtarët sionistë në lagje të ndryshme të qytetit Jenin në Bregun Perëndimor.
Të shtunën në mëngjes, ushtarët izraelitë sulmuan qytetin dhe kampin e Jeninit në veri të Bregut Perëndimor dhe u përleshën me luftëtarët palestinezë. Këto përleshje vazhdojnë në lagje të ndryshme të Jeninit dhe snajperët sionistë kanë zënë pozicione në çatitë e disa shtëpive në këtë qytet. Ushtarët sionistë nga nata e së premtes deri të shtunën në mëngjes bastisën zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe arrestuan një numër të madh palestinezësh. Gjithashtu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Autoritetit Palestinez, numri i dëshmorëve të sulmeve ajrore të regjimit sionist në Rripin e Gazës nga mëngjesi i së shtunës të javës së kaluar e deri dje të premten në mbrëmje është rritur në 1900 persona, mes të cilëve 614 fëmijë dhe 370 gra. Ministria e Shëndetësisë palestineze në lidhje me këtë lëshoi një deklaratë dhe theksoi se si rezultat i sulmeve ajrore të regjimit sionist në Rripin e Gazës në përgjigje të operacioneve të forcave të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në territoret e pushtuara nën emrin " Stuhia Al-Aksa”, të paktën shtatë mijë e 696 persona janë plagosur. Duhet theksuar se sulmet ajrore të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës po vazhdojnë ndërkohë që pushtuesit sionist si zakonisht vazhdojnë të kryejnë gjenocid dhe krime nga më të ndryshmet në Gaza. Ky regjim por sulmon rajonin e Gazës me bombave fosforike, ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar vazhdon të heshtë.