Zona të ndryshme të Rripit të Gazës bombardohen nga regjimi sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149736-zona_të_ndryshme_të_rripit_të_gazës_bombardohen_nga_regjimi_sionist
Mëngjesin e së shtunës zona të ndryshme të Rripit të Gazës kanë qenë nën zjarrin e bombardimeve ajrore dhe artilerisë së regjimit sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 14, 2023 04:42 Europe/Tirane
  • Zona të ndryshme të Rripit të Gazës bombardohen nga regjimi sionist

Mëngjesin e së shtunës zona të ndryshme të Rripit të Gazës kanë qenë nën zjarrin e bombardimeve ajrore dhe artilerisë së regjimit sionist.

Regjimi sionist, përpjekjet e të cilit për të ndaluar operacionet e rezistencës në Gaza nuk kanë arritur askund, nuk ka objektiva specifike në bombardimet e tij në Gaza dhe për këtë vazhdon të shënjestrojë civilët. Avionët luftarak të regjimit sionist bombarduan lagjet "Al-Karamah", "Bear al-Najah", "Al-Shaja'iyya", "Deir al-Balah" dhe "Khanyounes". Gjithashtu artileria e këtij regjimi sulmoi fuqishëm disa zona të Rripit të Gazës, disa prej të cilave janë shkatërruar plotësisht dhe po punohet për nxjerrjen e të plagosurve dhe trupave të dëshmorëve. Ministria e Shëndetësisë e Palestinës në raportin e saj të fundit njoftoi se në bombardimet e regjimit sionist janë martirizuar 1900 civilë, mes tyre 614 fëmijë dhe 370 gra dhe janë janë plagosur 7696 persona. Në përgjigje të krimeve të regjimit sionist në xhaminë Al-Aksa, forcat palestineze të rezistencës të shtunën e kaluar nisën një operacion me emrin “Stuhia Al-Aksa”. NË këtë operacion të madh, janë vrarë të paktën 1500 sionistë.