Forcat e rezistencës palestineze përsëri depërtojnë në kolonitë sioniste
Forcat e rezistencës së Palestinës pavarësisht masave të ashpra që ka ndërmarrë armiku sionist, kanë depërtuar me sukses në disa zona nën kontrollin e regjimit sionist rreth Rripit të Gazës.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), sot (të shtunën) ka njoftuar për depërtimin përsëri të forcave të rezistencës në kolonitë sioniste rreth Rripit të Gazës.
Dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) njoftoi: "Në vazhdimin e betejës "Stuhia Al-Aksa" dhe vazhdimin e depërtimit në zonat [nën kontrollin e] armikut, një grup i luftëtarëve tanë kaloi barrierën mur në lindje të Khan Junis dhe sulmoi forcat e armikut. Deri më tani janë shkatërruar 3 automjete ushtarake të ushtrisë izraelite dhe luftimet po vazhdojnë”.
Mëngjesin e sotëm, luftëtarët e rezistencës palestineze kanë goditur me mortaja edhe një pozicion ushtarak të armikut sionist në afërsi të Rripit të Gazës, si pasojë e të cilit janë plagosur të paktën 4 ushtarë sionistë.
Forcat e rezistencës së Palestinës në mëngjesin e të shtunës së kaluar (më 7 tetor), në kundërpërgjigje të krimeve të regjimit sionist Xhaminë Al-Aksa, kanë filluar operacionin e quajtur "Stuhia Al-Aksa". Gjatë këtij operacioni janë vrarë të paktën 1500 sionistë. Kabineti qeveritar i regjimit sionist pas këtij operacion, ka shpallur gjendjen ushtarake dhe ka ndërprerë ujin, energjinë elektrike dhe hyrjen e çfarëdo lloj ushqimeve dhe medikamenteve në Rripin e Gazës. Ushtria sionist gjatë bombardimeve të saj mbi Rripin e Gazës ka shkatërruar shumë objekte civile dhe infrastrukturën e këtij rajoni si dhe shtëpitë e popullatës civile. Gjatë këtij agresioni të egër të sionistëve ndaj Rripit të Gazës, janë vrarë të paktën 2200 civilë palestinezë që shumica e tyre janë gra dhe fëmijë.