Rezistenca palestineze vazhdon sulmet me raketa kundër Tel Avivit
Brigadat Al-Kasam njoftuan se në kundërpërgjigje të bombardimeve të zonave të banuara në Gaza dhe masakrës së palestinezëve nga regjimi sionist, forcat e rezistencës palestineze kanë sulmuar me raketa Tel Avivin duke lëshuar me dhjetëra raketa.
Në kundërpërgjigje të krimeve të regjimit sionist në xhaminë Al-Aksa, forcat palestineze të rezistencës nisën një operacion nën emrin "Stuhia Al-Aksa" mëngjesin e së shtunës së kaluar (7 tetor).
Agjencia e lajmeve Mehr duke cituar mediat palestineze, njoftoi se Brigadat Al-Kasam, degë ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze, Hamas, shënjestruan Tel Avivin me sulmet me raketa sot, të shtunën, në ditën e tetë të operacionit "Stuhia Al-Aksa", pavarësisht vëllimit të madh të agresionit ushtarak të armikut dhe bombardimeve të rënda në Rripin e Gazës.
Hamasi njoftoi se këto sulme i kreu në kundërpërgjigje të bombardimeve të vazhdueshme të zonave të banuara civile në Gaza dhe vrasjes së civilëve nga regjimi sionist.
Forcat e Brigadave Al-Kasam gjithashtu shënjestruan koloninë sioniste Nirim në territoret e pushtuara me një sulm me mortaja në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e civilëve në Gaza.
Burimet izraelite njoftuan se 4 ushtarë izraelitë u plagosën në sulmin me mortaja të forcave palestineze në koloninë sioniste Nirim.