Avionët izraelitë bombardojnë një ceremoni mortore në Gaza
Avionët luftarakë të regjimit sionist kanë bombarduar një ceremoni mortore në qendër të Rripit të Gazës.
Dështimi katastrofik i sionistëve në operacionin "Stuhia Aksa", vrasja e më shumë se 1500 sionistëve dhe humbja e disa kolonive sioniste dhe qendrave ushtarake, ka bërë që liderët e këtij regjimi të vënë në shënjestër në mënyrë të përsëritur civilët dhe njerëzit e pafajshëm në Gaza dhe së fundmi duke e rrethuar këtë qytet, ata po kryejnë krime lufte.
Sipas kanalit informativ Al-Mayadeen, në krimet e fundit të regjimit pushtues sionist, avionët luftarakë të këtij regjimi sulmuan disa herë para mesditës së kësaj të diele zona të ndryshme të Gazës veriore dhe qendrore, përfshirë ceremoninë e varrimit të dëshmorëve në varrezat e Dejr al-Faleh.
Si pasojë e këtyre sulmeve, një numër i palestinezëve ranë dëshmorë dhe disa të tjerë u plagosën.
Pushtuesit sionistë bombarduan edhe varrezat Al-Suvareha në qendër të Gazës, një nga bombat goditi një shtëpi banimi dhe shtatë anëtarë të një familjeje u vranë nga këto sulme.
Sot në mëngjes, Ministria e Shëndetësisë e Rripit të Gazës njoftoi rritjen e numrit të dëshmorëve palestinezë pas sulmeve të regjimit sionist dhe deklaroi se numri i dëshmorëve palestinezë është rritur në 2,329 dhe numri i të plagosurve është rritur në 9024 persona.