OKB: Izraeli me qëllim bombardon zonat ku janë mbledhur refugjatë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i149956-okb_izraeli_me_qëllim_bombardon_zonat_ku_janë_mbledhur_refugjatë
UNRWA njoftoi se regjimi sionist po bombardon të njëjtat zona ku u ka kërkuar banorëve të Gazës të strehohen atje.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 17, 2023 14:36 Europe/Tirane
  • OKB: Izraeli me qëllim bombardon zonat ku janë mbledhur refugjatë

UNRWA njoftoi se regjimi sionist po bombardon të njëjtat zona ku u ka kërkuar banorëve të Gazës të strehohen atje.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Agjencia e Ndihmës dhe Punësimit për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se regjimi sionist po bombardon qëllimisht kampin e refugjatëve në Khan Junis, e njëjta zonë ku u ka kërkuar banorëve të pjesës veriore të Rripit të Gazës të shkojnë e të strehohen atje.

Në këtë drejtim, pushtuesit izraelit kryen krime të reja duke bombarduar ndërtesat e banimit në Rafah dhe Khan Junis në jug të Rripit të Gazës, të cilat çuan në vrasjen e më shumë se 50 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve, përfshirë gra dhe fëmijë.

Sipas këtij raporti, avionët luftarakë sionistë bombarduan një shtëpi në juglindje të Khan Junis dhe lagjen Shejkh Redvan, pranë tregut publik të Gazës. Përveç kësaj, një kompleks banimi në Rafah gjithashtu është goditur dhe bombarduar nga avionët luftarakë të pushtuesit izraelit.

Sipas kanalit informativ Al Jazeera, në të njëjtën kohë me këto zhvillime, Philip Lazzarini, Komisioneri i OKB-së në UNRWA, ka paralajmëruar në lidhje me pasojat e mungesës së ujit të pastër në Gaza në shëndetin e rreth 2.2 milionë banorëve të këtij rajoni dhe ka thënë se kjo mund të kthehet në një krizë të madhe humanitare.

“Uji i pijshëm po mbaron dhe Gaza po përballet me vdekje”, theksoi ai.

Sipas Philip Lazzarini, uji i Gazës furnizohet në disa mënyra, duke përfshirë një tubacion që vjen nga Palestina e pushtuar, si dhe stacione që pastrojnë ujin nga puset dhe uji i detit, dhe meqenëse regjimi izraelit ka mbyllur ujin për Gazën; në të njëjtën kohë me parandalimin e hyrjes së karburantit dhe ndërprerjen e energjisë elektrike që mban në funksion stacionet e pastrimit të ujit, rezervat e ujit po mbarojnë gjithashtu.

Edhe Ministria e Brendshme e Gazës tha dje se në Gaza nuk ka hyrë asnjë litër ujë në 10 ditët e fundit dhe njerëzit janë detyruar të konsumojnë ujë jo të shëndetshëm, gjë që ka pasoja të rënda për shëndetin e tyre.