Bin Selman: Sulmet kundër civilëve janë të pa pranueshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150126-bin_selman_sulmet_kundër_civilëve_janë_të_pa_pranueshme
Princi i kurorës së Arabisë Saudite në hapjen e samitit të Këshillit Bashkëpunim të Gjirit Persik deklaroi se sulmet kundër civilëve palestinezë në Gaza nuk është i pranueshëm me asnjë pretekst.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 20, 2023 20:00 Europe/Tirane
  • Bin Selman: Sulmet kundër civilëve janë të pa pranueshme

Princi i kurorës së Arabisë Saudite në hapjen e samitit të Këshillit Bashkëpunim të Gjirit Persik deklaroi se sulmet kundër civilëve palestinezë në Gaza nuk është i pranueshëm me asnjë pretekst.

Takimi i liderëve të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit Persik dhe Organizatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) filloi me fjalimin e princit të kurorës së Arabisë Saudite në qytetin Riad, me fokus zhvillimet aktuale në territoret e pushtuara të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Muhamed bin Salman, princi i kurorës së Arabisë Saudite, në hapje të këtij takimi, duke iu referuar zhvillimeve në Palestinën e pushtuar dhe krimeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës, tha: “Ne mbështesim arritjen e një zgjidhje të përhershme të çështjes palestineze”.

Bin Salman shtoi: "Civilët po paguajnë çmimin për përshkallëzimin e dhunës në Gaza. Jemi të pikëlluar nga dhuna që po vërejmë në Gaza dhe theksojmë nevojën për të ndaluar dhunën dhe për të mbrojtur civilët".

Princi i kurorës së Arabisë Saudit shtoi se operacioni ushtarak në Gaza, i cili ndikon në jetën e civilëve dhe infrastrukturës, duhet të ndalet. Ne kërkojmë një zgjidhje të drejtë për krijimin e një shteti të pavarur palestinez, në një mënyrë që ai të sigurojë siguri dhe prosperitet për të gjithë.