Oficerët dhe politikanët sionistë kërkuan dorëheqjen e Netanyahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150222-oficerët_dhe_politikanët_sionistë_kërkuan_dorëheqjen_e_netanyahut
Oficerët ushtarakë dhe ish-politikanë të regjimit sionist e vlerësuan paaftësinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të parashikuar sulmin e Hamasit si dështimin më të madh që nga themelimi i këtij regjimi dhe kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të Benjamin Netanyahut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 22, 2023 17:33 Europe/Tirane
  • Oficerët dhe politikanët sionistë kërkuan dorëheqjen e Netanyahut

Oficerët ushtarakë dhe ish-politikanë të regjimit sionist e vlerësuan paaftësinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për të parashikuar sulmin e Hamasit si dështimin më të madh që nga themelimi i këtij regjimi dhe kërkuan dorëheqjen e menjëhershme të Benjamin Netanyahut.

 

Gazeta angleze Observer, në lidhje me këtë shkroi se ish kryeministri izraelit Ehud Barak e konsideroi sulmin e Hamasit si "goditjen më të rëndë që ka pësuar Izraeli që nga themelimi i tij deri më sot" dhe tha: "Unë nuk besoj se njerëzit i besojnë udhëheqjes së Netanyahut në mes të një ngjarje kaq shkatërruese". Ai e cilësoi sulmin e befasishëm të 7 tetorit nga Hamasi si "një dështim të madh" dhe theksoi: "Është e qartë se kjo neglizhencë dhe ky dështim ka ndodhur në disa nivele, veçanërisht në nivelin e sigurisë dhe të inteligjencës. Prandaj, duhet gjetur një mënyrë për të zëvendësuar Netanyahun".

Kritikat e Barak ndaj Netanyahut për shkak të disfatës së fundit ndaj Hamasit, vijnë ndërkohë që kryeministri i regjimit sionist po përballet tashmë me kritika të shumta nga shumë sionistë, udhëheqës ushtarakë dhe ish-zyrtarë të tjerë të këtij regjimi.

Nga ana tjetër, Netanyahu përballet me akuza të gjera duke përfshirë mashtrimin, shkeljen e besimit publik dhe pranimin e ryshfetit.

Sipas Guardian, një ish-shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, ndërsa e quajti qeverinë e Netanyahut joefektive, theksoi se ai duhet të japë dorëheqjen tani. Ai në një intervistë me Guardian tha: "Për mendimin tim Netanyahu duhet të japë dorëheqjen tani. Ka njerëz më të mirë për të menaxhuar".

Avi Malamed, një ish-zyrtar i inteligjencës izraelite, në lidhje me këtë tha: "Është e qartë se qeveria e Netanyahut është joefektive në shumë aspekte. Kjo është ndjenja që kanë shumë izraelitë dhe ata thonë qartë se kjo qeveri është një fatkeqësi kombëtare".