Hamasi liron dy të burgosur të tjerë
Hamasi të hënën njoftoi lirimin e dy të burgosurve të tjerë. Sipas Reuters, Brigada Al-Qassam - një nga degët ushtarake të Hamasit - njoftoi se dy të burgosurit e liruar janë sionistë dhe i janë dorëzuar Organizatës së Gjysmëhënës së Kuqe.
Abu Obeidah, zëdhënësi i Brigadave Ezze al-Din al-Qassam, krahu ushtarak i lëvizjes Hamas, njoftoi se pas ndërmjetësimit të Egjiptit dhe Katarit dhe për arsye humanitare dhe sëmundjes së tyre, dy të burgosur izraelitë u liruan por sionistët refuzuan që t’i pranojnë ata. Abu Obeidah vuri në dukje se shkaku i veprimit të Al-Kassam ishin çështje thjesht humanitare dhe informoi se zyrtarët sionistë nuk ishin të gatshëm t'i pranonin këta të burgosur. Ushtria sioniste ka njoftuar se forcat e rezistencës së Hamasit kanë kapur 200 persona. Më herët, ushtria e regjimit pushtues pretendoi se Hamasi ka kapur 155 persona.