Erdogan: Hamasi nuk është organizatë terroriste, por çlirimtare
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150366-erdogan_hamasi_nuk_është_organizatë_terroriste_por_çlirimtare
Presidenti i Republikës së Turqisë deklaroi: "Shumica e civilëve të vrarë Rripin e Gazës janë fëmijë dhe ne nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj vrasjes së fëmijëve nga makineria luftarake e Izraelit".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 25, 2023 16:01 Europe/Tirane
  • Erdogan: Hamasi nuk është organizatë terroriste, por çlirimtare

Presidenti i Republikës së Turqisë deklaroi: "Shumica e civilëve të vrarë Rripin e Gazës janë fëmijë dhe ne nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj vrasjes së fëmijëve nga makineria luftarake e Izraelit".

Kanali informativ Al Jazeera njoftoi se Rexhep Tajip Erdogan të mërkurën deklaroi: "Izraeli ka nisur sulmin më brutal në histori që nga 7 tetori dhe shumica e viktimave të kësaj lufte janë fëmijë. Ne u sollëm me Izraelin me mirëbesim, por ata abuzuan me mirëbesimin tonë, prandaj e anulova udhëtimin tim në Tel Aviv. Ka ardhur koha të flasim sinqerisht me ata që vrasin gra dhe fëmijë. Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një lëvizje çlirimtare që lufton për të çliruar kombin dhe tokën e vet".

Presidenti i Turqisë theksoi: "Izraeli nuk mund ta vazhdojë këtë sjellje, edhe nëse Amerika dhe Perëndimi i qëndrojnë pranë. Disa palë patën bërë kiamet për shkak të luftës në Ukrainë, por ata mbyllën sytë ndaj luftës kundër Rripit të Gazës. Izraeli nuk do të shohë siguri dhe paqe për sa kohë që vazhdon të vrasë të njerëz të pafajshëm. Izraeli nuk duhet të presë sigurinë nga jashtë, por duhet ta kërkojë atë brenda rajonit. Të gjitha palët duhet të heqin gishtin nga këmbëza e armës dhe të shpallin një armëpushim të menjëhershëm dhe të vendosin një korridor të menjëhershëm humanitar për hyrjen e pakushtëzuar të ndihmave në Rripin e Gazës".

Erdogan më tej shtoi: "Vendet islamike duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar për të siguruar paqen dhe armëpushimin. Ne vazhdojmë të përpiqemi të zhvillojmë një takim paqeje palestinezo-izraelite me praninë e vendeve aktive në rajon. Turqia u ofrua të jetë një vend garantues dhe ne jemi të gatshëm të jemi një vend garantues për palën palestineze".

Ai deklaroi se nuk duhet ta lidhim sigurinë e botës me interesat e pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe theksoi: "Sistemi aktual që sundon botën nuk pranon që të flitet për vrasjen e fëmijëve dhe grave në Gaza, dhe ata nuk i konsiderojnë të merituar për respekt kombet dhe ata që qëndrojnë të pafuqishëm".

Erdogan në fund theksoi: "Hamasi nuk është organizatë terroriste. Kjo organizatë lufton për palestinezët. Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një lëvizje që lufton për palestinezët dhe tokën e tyre - Izraeli që nga 7 tetori ka nisur sulmet më brutale në histori dhe shumica e viktimave janë fëmijë.