Nga sulmet izraelite vriten 6 civilë sirianë në Daraa të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150370-nga_sulmet_izraelite_vriten_6_civilë_sirianë_në_daraa_të_sirisë
Burimet e informimit kanë raportuar se 8 civilë sirianë janë vrarë si pasojë e sulmit ajror të regjimit sionist në Daraa të Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 25, 2023 16:27 Europe/Tirane
  • Nga sulmet izraelite vriten 6 civilë sirianë në Daraa të Sirisë

Burimet e informimit kanë raportuar se 8 civilë sirianë janë vrarë si pasojë e sulmit ajror të regjimit sionist në Daraa të Sirisë.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve siriane (SANA), tetë civilë sirianë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore të regjimit sionist në pikat ushtarake në Rif Daraa siriane.

Një burim i informuar bëri të ditur se regjimi sionist ka kryer sulme në periferitë perëndimore të Daraa (Siria jugperëndimore).

Sipas këtij raporti, ushtria izraelite ka lëshuar një deklaratë dhe ka pretenduar se avionët luftarakë të këtij regjimi kanë sulmuar objektet ushtarake dhe platformat predha hedhëse të ushtrisë siriane.

Ky sulm ndodhi në kohën kur më parë janë kryer sulme me raketa nga Daraa drejt Golanit të pushtuar të Sirisë.

Si një nga anëtarët kryesorë të boshtit të rezistencës, Siria luan një rol themelor në përballjen me komplotet dhe veprimet e boshtit amerikano-sionist në rajon.