Brigadat Al-Kasam sulmuan përsëri me raketa Tel Avivin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150448-brigadat_al_kasam_sulmuan_përsëri_me_raketa_tel_avivin
Në kundërpërgjigje të krimeve të ushtrisë sioniste në Rripin e Gazës, Brigadat Al-Kasam sulmuan Tel Avivin me raketa.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2023 16:31 Europe/Tirane
  • Brigadat Al-Kasam sulmuan përsëri me raketa Tel Avivin

Në kundërpërgjigje të krimeve të ushtrisë sioniste në Rripin e Gazës, Brigadat Al-Kasam sulmuan Tel Avivin me raketa.

Sipas kanalit televiziv Al-Mayadeen, Brigadat Al-Kasam njoftuan se në kundër përgjigje të krimeve të kryera nga ushtria sioniste kundër civilëve palestinezë, ata hodhën raketa në drejtim të Tel Avivit të enjten.

Burimet izraelite raportuan se pas këtyre sulmeve, janë ngritur sirenat e alarmit në Tel Aviv, Gosh Dan dhe Shafila.

Gazetari i Al Jazeera raportoi gjithashtu për ngritjen e sirenave paralajmëruese në koloninë sioniste të Kisofim.

Radio e ushtrisë sioniste pohoi se 5 raketa u hodhën nga Gaza drejt Tel Avivit dhe sistemi Iron Dome ishte në gjendje të kapte 2 prej këtyre raketave.

Kanali 12 i regjimit pushtues sionist pretendoi se 5 raketa të lëshuara nga Gaza drejt kolonisë sionsite Gosh Dan në Tel Aviv u kapën nga sistemi mbrojtës Iron Dome.

Sot në mëngjes, Brigadat Al-Kasam njoftuan se kanë vënë në goditur një nga helikopterët e regjimit sionist në lindje të urës El Bridge duke përdorur një raketë SAM 7.

Mediat izraelite konfirmuan gjithashtu lëshimin e raketave të shumta nga Gaza drejt helikopterëve të regjimit sionist mbi Khan Junis.