Ushtria izraelite sulmon me artileri dhe dron zonat kufitare të Libanit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150520-ushtria_izraelite_sulmon_me_artileri_dhe_dron_zonat_kufitare_të_libanit
Burime mediatike raportuan pasditen e sotme (të shtunë) për sulmet me artileri dhe dron të ushtrisë së regjimit pushtues sionist në zonat kufitare të Libanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 28, 2023 13:53 Europe/Tirane
  • Ushtria izraelite sulmon me artileri dhe dron zonat kufitare të Libanit

Burime mediatike raportuan pasditen e sotme (të shtunë) për sulmet me artileri dhe dron të ushtrisë së regjimit pushtues sionist në zonat kufitare të Libanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se agjencia libaneze e lajmeve ka raportuar se ushtria izraelite gjuajti më shumë se 20 predha artilerie në periferi të rajonit "Al-Labuneh" dhe në qytetin "Ulama al-Shaab" në Libanin jugor.

Al Jazeera njoftoi gjithashtu se një dron sionist shënjestroi lartësitë e "Xhabel Safi" në veri të lumit "Al-Litani" në Liban. Ky rrjet ka raportuar gjithashtu se ushtria sioniste ka gjuajtur bomba ndezëse në zonën “Xhalul Alam”.

Ditët e fundit, pas krimeve të tmerrshme të kryera nga regjimi sionist në Rripin e Gazës dhe vrasjes së një numri të madh palestinezësh në këtë qytet, Hezbullahu i Libanit ka vënë në shënjestër pozicionet ushtarake të këtij regjimi në veri të territoreve të pushtuara. Një çështje që ka shkaktuar frikën e sionistëve që jetojnë në këto zona. Ushtria sioniste ka shënjestruar me sulme artilerie zonat kufitare libaneze ditët e fundit.

Deri më tani, dhjetëra mijëra kolonë sionistë janë larguar nga qytetet kufitare të Libanit nga frika e sulmeve të rezistencës.

Të shtunën, më 7 tetor 2023, forcat palestineze të rezistencës filluan një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të Tel Avivit kurse regjimi sionist, me qëllim që të hakmerret dhe të kompensojë humbjen e tij dhe të ndalojë operacionet e rezistencës palestinez, ka mbyllur të gjitha korridoret drejt Rripit të Gazës dhe po bombardon këtë rajon pa ndërprerë.

Mbështetja perëndimore për Izraelin me pretekstin e vetëmbrojtjes është praktikisht një dritë jeshile për regjimin sionist për të vazhduar vrasjen brutale të fëmijëve dhe grave palestineze.