Në Tel Aviv ngritën sirenat e alarmit
Burimet e lajmeve raportuan se sirenat e alarmit janë ngritur në qytetin e Tel Avivit pasditen e kësaj të shtune.
Sipas IRNA, forcat palestineze të rezistencës edhe një herë kanë sulmuar Tel Avivit dhe rrethinën e tij duke lëshuar disa raketa pasditen e së shtunës.
Në të njëjtën kohë me këtë sulm me raketa nga Brigadat Al-Kasam, degë ushtarake e lëvizjes Hamas kundër Tel Avivit, Brigadat "Saraja al-Kuds", dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik të Palestinës, njoftuan se kanë sulmuar gjithashtu automjetet ushtarake të regjimi sionist në qendrën ushtarak "Nahl" në kufirin e Rripit të Gazës dhe Palestinës së pushtuar.
Që nga mëngjesi i sotëm, të paktën katër herë, kolonitë sioniste dhe pozicionet ushtarake të ushtrisë së regjimit sionist rreth Rripit të Gazës janë sulmuar me raketa nga rezistenca palestinez.
Operacioni "Stuhia Al-Aksa" ka hyrë në ditën e 22-të, ndërsa burimet informative flasin për intensifikimin e sulmeve brutale të regjimit sionist ndaj zonave të banuara, qendrave mjekësore dhe shkollave të Rripit të Gazës dhe ky rajon është nën bombardime nga toka, deti dhe qielli me armët vdekjeprurëse të regjimit të aparteidit të Tel Avivit. Ndërkohë, autoritetet e Uashingtonit kanë arritur kulmin e mbështetjes gjithëpërfshirëse për regjimin sionist.
Ushtria e regjimit sionist, e cila është e pafuqishme për të luftuar kundër luftëtarëve të rezistencës palestineze, kërkon vetëm të vrasë popullatën civile të Rripit të Gazës për të ushtruar presion mbi rezistencën palestineze dhe për të imponuar planet e saj, duke injoruar faktin se të gjithë qytetarët e Gazës janë anëtarë të Rezistenca palestineze kundër regjimit sionist.