Al-Mayadeen: Amerika ka goditur kamionë civilë në Sirinë lindore
Mediat siriane njoftuan se avionët luftarakë amerikanë kanë goditur qytetin Al-Bukamal pranë kufirit me Irakun.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se burimet e Al-Mayadeen raportuan sot të hënën se avionët luftarakë amerikanë kanë goditur kamionë civilë në territorin e Sirisë në kufirin Al-Qaim-Al-Bukmal.
Një burim nga terreni tha për detajet e këtyre sulmeve: "Në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm, avionët luftarakë amerikanë shënjestruan me shtatë raketa tre kamionë civilë që përmbanin materiale të përdorura në fushën e energjisë elektrike, baterive dhe produkteve të ndërtimit që u importuan nga kufiri i Irakut".
Ky burim shtoi: "Në kundërpërgjigje të bombardimeve të këtyre kamionëve, baza amerikane në Maidan al-Omar në periferi të Dejrul-Zur e sulmuan me 15 raketa".
Sipas burimeve të kanalit informativ Al-Mayadeen, avionët amerikanë të premten gjithashtu kryen dy sulme ajrore në fushat në juglindje të qytetit Al-Mayadeen në periferi të Dejrul-Zur në Sirinë lindore.
Këto burime theksuan se "këto dy sulme kishin në shënjestër pikat e forcave që mbështesin ushtrinë siriane" dhe theksuan: "Kjo zonë u sulmua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në fillim të vitit".
Me humbjen e grupit terrorist ISIS si krahu ushtarak amerikan në Siri (nëntor 2017), forcat amerikane zëvendësuan drejtpërdrejt këtë grup terrorist dhe filluan nxjerrjen dhe vjedhjen e naftës siriane pikërisht nga ajo kohë në vend të ISIS.