Përfaqësuesi i Palestinës: Në Gaza çdo orë martirizohen 12 fëmijë
Përfaqësuesi i Palestinës në Kombet e Bashkuara tha: Në Gaza çdo orë martirizohen 12 fëmijë.
Sipas Sputnik, Riyad Mansour, përfaqësuesi i Palestinës në Kombet e Bashkuara, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit deklaroi: Deri më tani, 3500 fëmijë palestinezë janë martirizuar që nga fillimi betejës Stuhia al-Aksa në Gaza dhe mijëra palestinezë po vdesin. Mansour shtoi: Brenda tre javësh, Izraeli vrau më shumë se 3500 fëmijë palestinezë. Përfaqësuesi i Palestinës vazhdoi: Dy mijë palestinezë janë nën rrënoja. Le t'i nxjerrim dhe t'i varrosim viktimat. Ndaloni vrasjet nga kolonët në Bregun Perëndimor. Riyad Mansour deklaroi se regjimi izraelit po përpiqet të imponojë zhvendosje dhe dëbim të detyruar për palestinezët dhe theksoi: Nuk ka vend të sigurt për banorët e Rripit të Gazës dhe gjysma e ndërtesave në këtë rajon janë shkatërruar. Një armëpushim duhet të vendoset menjëherë dhe autokolonat e ndihmës duhet të jenë në gjendje që të shkojnë kudo në Gaza. Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka bërë të ditur se numri i dëshmorëve të sulmeve të regjimit sionist në këtë rajon ka arritur në 8306 persona. Ministria e Shëndetësisë në Gaza shtoi se deri më tani 21,48 persona janë lënduar.