Kombet e Bashkuara: Përkeqësimi i situatës në Gaza është i paprecedentë
Philip Lazzarini, drejtor i Agjencisë për Punësim dhe Ndihmë për Refugjatët Palestinez (UNRËA), përkeqësimin e situatës në Gaza e quajti të paprecedentë.
Sipas IRNA; Duke thënë se fëmijët palestinezë në vend që të ishin në shkollë dhe të studionin, kërkojnë një gllënjkë ujë dhe një kafshatë bukë, Lazzarini theksoi: Kjo çështje e lëndon zemrën e njeriut. Duke theksuar se kërkesa kryesore e popullit palestinez është vendosja e armëpushimit, ai shtoi: Ata duan që kjo tragjedi të marrë fund. Lazzarini deklaroi se nevojat elementare në Rripin e Gazës po mbarojnë shpejt dhe vuri në dukje se UNRËA është bërë mënyra e fundit e mbetur e mbijetesës për banorët e Rripit të Gazës. Duke theksuar se Kombet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë kombit palestinez, veçanërisht refugjatëve palestinezë në Rripin e Gazës, ai sqaroi se përsëri dhe me këmbëngulje ka kërkuar vendosjen e një armëpushimi humanitar në Rripin e Gazës. Zyra për media e Autoritetit Palestinez njoftoi se që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist më 7 tetor, kanë rënë dëshmorë 2510 nxënës të niveleve të ndryshme arsimore. Zëdhënësi i zyrës për media të qeverisë palestineze në Rripin e Gazës theksoi se që nga fillimi i luftës, 82 qendra qeveritare dhe dhjetëra qendra shërbimi janë bombarduar dhe shkatërruar. Zyra në fjalë paralajmëroi se spitali Shafa do të jetë jashtë funksionit për disa orë për shkak të mungesës së karburantit.