Mbështetja e Blinken për krimet e regjimit sionist në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i150842-mbështetja_e_blinken_për_krimet_e_regjimit_sionist_në_gaza
Në vizitën e tij në territoret e pushtuara, Sekretari Amerikan i Shtetit mbështeti edhe një herë krimet e regjimit sionist ndaj popullit të Gazës dhe vazhdimin e rrethimit të këtij rahoni.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 03, 2023 19:56 Europe/Tirane
  • Mbështetja e Blinken për krimet e regjimit sionist në Gaza

Në vizitën e tij në territoret e pushtuara, Sekretari Amerikan i Shtetit mbështeti edhe një herë krimet e regjimit sionist ndaj popullit të Gazës dhe vazhdimin e rrethimit të këtij rahoni.

Sipas televizionit France 24, Anthony Blinken, në një takim me kreun e regjimit sionist, Isaac Herzog, ka mbështetur krimet e këtij regjimi ndaj popullit të Gazës, dhe ka pohuar: Regjimi izraelit jo vetëm që ka të drejtë të mbrojë veten, por edhe e ka për detyrë ta bëjë këtë për të parandaluar përsëritjen e sulmit të 7 tetorit (Operacioni Stuhia Al-Aksa).

Në këtë takim ai mbështeti edhe vrasjen e banorëve të Gazës nga ana e ushtrisë sioniste dhe vazhdimin e rrethimit të kësaj zone. Zyra e Netanyahut njoftoi pas këtij takimi se vendimi për të penguar hyrjen e karburantit në Gaza nuk ka ndryshuar.

Sipas mediave hebraike, Blinken në takimin me Netanyahun tha se Uashingtoni do të bëjë çmos për lirimin e të burgosurve. Në një kohë që masakrimi i popullit të Gazës është bërë një argëtim për ushtrinë sioniste, Blinken deklaroi se duhet bërë gjithçka që është e nevojshme për të garantuar sigurinë e civilëve.