Hanieh: Brutaliteti i pushtuesve bëhet me dritën jeshile të Uashingtonit
Ismail Hanieh, kreu i byrosë politike të lëvizjes Hamas, të premten tha: Brutaliteti i ri i pushtuesve përkon me vizitën Anthony Blinken, Sekretarit Amerikan të Shtetit në rajon dhe kjo tregon se sulme të tilla kryhen me dritën jeshile dhe mbulesën e Uashingtonit.
Ismail Hanieh u kërkoi kombeve arabe dhe islamike dhe njerëzve të lirë të botës që të vazhdojnë të shprehin zemërimin e tyre ndaj krimeve të vazhdueshme të sionistëve dhe aleatëve të tyre kundër palestinezëve dhe të detyrojnë pushtuesin që të ndalojë krimet. Hanieh ka thënë: Komuniteti ndërkombëtar duhet të marrë përsipër përgjegjësinë e tij njerëzore, morale dhe politike për t'i dhënë fund krimeve të luftës të regjimit sionist dhe të theksojë zbatimin e rezolutave të Kombeve të Bashkuara për të ndaluar gjenocidin kundër popullit të Gazës. Hanieh gjithashtu i kërkoi Egjiptit që të rihapë plotësisht kalimin Rafah dhe tha: Sulmet e qëllimshme dhe të organizuara të sionistëve ndaj spitaleve tregojnë ngërçin në të cilin ndodhen pushtuesit dhe forcat e tyre tokësore, situatë kjo e krijuar si rezultat i goditjeve të forta të rezistencës ndaj pushtuesve. Në një lajm tjetër, Ministria e Shëndetësisë së Gazës mbrëmjen e djeshme njoftoi: Numri i dëshmorëve për shkak të operacionit të regjimit sionist në Gaza ka arritur në 9227 persona.