Hezbullahu i Libanit rrëzoi një dron të ushtrisë izraelite
Rezistenca Islamike e Libanit ka rrëzuar një dron të ushtrisë izraelite që po vëzhgonte në territorin e Libanit.
Ditët e fundit, në të njëjtën kohë me sulmet e regjimit sionist kundër Rripit të Gazës dhe vazhdimin e operacionit Stuhia Al-Aksa kundër pushtuesve në Palestinë, avionët luftarakë të regjimit sionist kanë sulmuar vazhdimisht zona të ndryshme në jug të Libanit kurse Hezbullahu i Libanit në kundërpërgjigje ka sulmuar gjithashtu një numër qendrash dhe bazash ushtarake të regjimit sionist në territoret e pushtuara.
Agjencia e lajmeve Anadoly njoftoi se lëvizja libaneze Hezbullah rrëzoi të dielën një dron spiun të regjimit sionist mbi rajonin "Al Nabatiya" në Libanin jugor.
Disa media libaneze publikuan edhe pamje nga momenti kur ky dron vëzhgues fluturoi në jug të Libanit dhe më pas publikuan rrënojat e tij në jug të këtij vendi.
Pak minuta pas këtij operacioni radioja e ushtrisë sioniste “Golgeltz” pretendoi se forcat e këtij regjimi rrëzuan një dron të Hezbullahut.
Disa orë para rrëzimit të këtij droni izraelit, Brigadat Al-Kasam, dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), njoftoi në një deklaratë se 3 tanke të regjimit sionist janë shkatërruar në afërsi të qytetit të Gazës.
Hezbullahu i Libanit njoftoi se ka kryer 105 operacione ushtarake që nga 8 tetori dhe gjatë kësaj periudhe ka vënë në shënjestër edhe sisteme spiunazhi dhe komunikimi, sisteme bllokimi dhe 33 radarë të regjimit sionist.