Ushtria jemenase rrëzoi një dron amerikan MQ9
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151146-ushtria_jemenase_rrëzoi_një_dron_amerikan_mq9
Ushtria jemenase njoftoi se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi një dron amerikan ndërsa po kryente një mision armiqësor mbi ujërat territoriale të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 08, 2023 16:36 Europe/Tirane
  • Ushtria jemenase rrëzoi një dron amerikan MQ9

Ushtria jemenase njoftoi se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi një dron amerikan ndërsa po kryente një mision armiqësor mbi ujërat territoriale të Jemenit.

Gjeneral Brigade Jahja Sarei, zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Jemenit, raportoi rrëzimin e një droni amerikan të tipit MQ9 mbrëmjen e sotme (të mërkurën).

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit bëri të ditur se mbrojtja ajrore e Jemenit rrëzoi një dron amerikan MQ9 gjatë kryerjes së një misioni armiqësor dhe spiunazhi mbi ujërat rajonale të Jemenit për të ofruar mbështetje ushtarake për Izraelin.

Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet se ky dron është rrëzuar me armë të përshtatshme. Në të njëjtën kohë, Jahja Sarei theksoi të drejtën legjitime të këtij vendi për të mbrojtur territorin e Jemenit dhe për t'u përballur me kërcënimet.

Në fund të kësaj deklarate, duke ritheksuar mbështetjen e popullit palestinez, thuhet se lëvizjet e armiqve nuk do të pengojnë vazhdimin e operacioneve ushtarake të Jemenit kundër regjimit sionist.

Gjatë ditëve të fundit, në përgjigje të krimeve të kryera nga regjimi sionist në Gaza, ushtria jemenase goditi portin Eilat në jug të territoreve të pushtuara palestineze me sulme me raketa dhe dron.

Gjeneral Brigade Jahja Sarei kishte theksuar më herët se për sa të vazhdojnë sulmet e regjimit sionist kundër popullit palestinez, sulmet e Jemenit në tokat e pushtuara do të vazhdojnë.