Katari ndërmjetëson për një armëpushim në Rripin e Gazës
Kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) do të shkojë sot në Katar për të negociuar lirimin e të arrestuarve në Gaza.
Al-Alam citoi zyrtarë të informuar dhe thotë se: Negociatat indirekte me ndërmjetësimin e Katarit kanë arritur në pikën e marrëveshjes për lirimin e 50 robërve. Këta robër do të jenë shtetas të huaj. Kanali 13 i regjimit sionist të mërkurën njoftoi se Izraeli nuk e pranon propozimin e Katarit për një armëpushim të përkohshëm në Gaza dhe kërkon lirimin e më shumë të burgosurve. Gjithashtu, Organizata e Radiotelevizionit Sionist tha se Izraeli kërkon lirimin e dhjetëra robërve pa asnjë parakusht. Më herët, agjencia e lajmeve Reuters citoi një burim të thoshte se bisedimet nën mbikëqyrjen e Katarit janë duke u zhvilluar për lirimin e 10 deri në 15 robërve në Gaza në këmbim të një ndërprerjeje një ose dy-ditore të bombardimeve. Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit sionist, Daniel Hegari, njoftoi numrin e personave që ai pretendonte se ishin rrëmbyer në Rripin e Gazës, (të burgosur izraelitë) 239 persona dhe tha se sot rreth 50,000 njerëz nga Gaza u larguan nga veriu i Rripit për në jug. Hagari edhe një herë, ashtu si zyrtarë të tjerë të regjimit sionist, hodhi poshtë çdo armëpushim në Gaza. Më parë, Abu Obeidah, zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), tha se numri i të burgosurve sionistë në Gaza është afër 250 persona, nga të cilët 200 mbahen nga brigadat al-Kassam dhe pjesa tjetër mbahen nga grupe të tjera të rezistencës. Anëtari i Hamasit tha se përparimi në këto negociata varet nga kohëzgjatja e armëpushimit dhe situata në veri të Rripit të Gazës, i cili është dëshmitar i operacioneve të gjera ushtarake. Të hënën e kaluar, familjet e të burgosurve sionistë në Gaza u mblodhën para Parlamentit Sionist (Knesset) dhe kërkuan lirimin e fëmijëve të tyre. Në këtë demonstratë, familjet e të burgosurve sionistë i kërkuan Beniamin Netanjahut, kryeministrit të këtij regjimi, që të ndalojë sa më parë luftën dhe të shkëmbejë të burgosurit.