Një dron goditi qytetin e pushtuar palestinez Eilat
Mediat e regjimit sionist raportuan se një dron goditi qytetin Eilat, që ndodhet në jug të Palestinës së pushtuar.
Rënia e një droni në qytetin Eilat dhe shpërthimi që rezultoi shkaktoi panik tek kolonët sionistë.
Policia izraelite e quajti shpërthimin në Eilat një incident sigurie dhe shtoi se incidenti është nën hetim.
Sipas rrjetit Al Jazeera, Organizata e Ndihmës dhe Emergjencës e regjimit sionist njoftoi gjithashtu trajtimin mjekësor të shtatë sionistëve të cilët ishin të tmerruar dhe të shqetësuar për shkak të fuqisë së shpërthimit. Mediat e regjimit sionist pretenduan se ky dron goditi një ndërtesë civile.
Policia izraelite njoftoi gjithashtu se filloi një hetim nëse droni që goditi ndërtesën ishte një dron vetëvrasës.
Nga ana tjetër, fronti i brendshëm i ushtrisë së regjimit sionist njoftoi ushtimin e sirenave të alarmit në Galile.