Sulmi raketor i Jemenit në jug të Palestinës së pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151198-sulmi_raketor_i_jemenit_në_jug_të_palestinës_së_pushtuar
Zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase njoftoi të enjten se forcat jemenase kanë shënjestruar objektivat ushtarake në jug të Palestinës së pushtuar me një sulm raketor.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 10, 2023 04:39 Europe/Tirane
  • Sulmi raketor i Jemenit në jug të Palestinës së pushtuar

Zëdhënësi i forcave të armatosura jemenase njoftoi të enjten se forcat jemenase kanë shënjestruar objektivat ushtarake në jug të Palestinës së pushtuar me një sulm raketor.

Jahja Sarei tha: Forcat jemenase sulmuan me raketa balistike objektiva të ndryshme të ndjeshme të armikut sionist, përfshirë objektivat ushtarakë në jug të territoreve të pushtuara. Ai shtoi: Raketat godasin drejtpërdrejt objektivat e synuara dhe për këtë armiku sionist po fshihet. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit shtoi: Forcat tona do të vazhdojnë operacionet e tyre ushtarake në mbështetje të kombit të shtypur palestinez derisa të ndalojnë krimet e armikut sionist kundër vëllezërve tanë në Gaza. Sulmi raketor i Jemenit në jug të Palestinës së pushtuar vjen në kohën kur Yoav Gallant, ministri i luftës i regjimit sionist, të enjten ka thënë se ushtria sioniste do të vazhdojë të sulmojë Gazën deri në kthimin e robërve të këtij regjimi.