Krime lufte kundër Palestinës me lajme të rrejshme
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151228-krime_lufte_kundër_palestinës_me_lajme_të_rrejshme
Në të njëjtën kohë me operacionin Stuhia Al-Aksa, ne jemi dëshmitarë të një tjetër beteje.  Mediat perëndimore përpiluan dhe publikuan lajme të rrejshme në sasi të mëdha kundër Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) dhe forcave të tjera të rezistencës së Palestinës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 10, 2023 20:24 Europe/Tirane
  • Krime lufte kundër Palestinës me lajme të rrejshme

Në të njëjtën kohë me operacionin Stuhia Al-Aksa, ne jemi dëshmitarë të një tjetër beteje.  Mediat perëndimore përpiluan dhe publikuan lajme të rrejshme në sasi të mëdha kundër Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) dhe forcave të tjera të rezistencës së Palestinës.

Lajme të rreme për vrasjen e fëmijëve izraelitë në një mënyrë të urryer, për keqtrajtim dhe përdhosje të dinjitetit njerëzor të personave të kapur rob dhe shumë trillime të tjera. Megjithatë, pak më vonë, gazetarja që ishte transmetuese e këtyre pretendimeve të pavërteta, tërhoqi fjalët e saj dhe tha se ajo e kishte përshtatur lajmin në bazë të asaj që kishte dëgjuar, jo në bazë të vëzhgimeve të saj në terren!

Një analiste e mediave e agjencisë së lajmeve Fars shkruan: "Kur krijohet një lajm, veçanërisht kur ndodhë një ngjarje ndërkombëtare, është e rëndësishme që t'i kushtohet vëmendje ndershmërisë së lajmit dhe të njihet narrativa e zotuar ndaj së vërtetës. Sa më e madhe të jetë ngjarja; zgjuarsia, durimi dhe largpamësia bëhen më të nevojshme për të zgjedhur pozicionin e duhur. Për shembull, në këtë luftë, nëse të gjithë audiencat e lajmeve do të kishin pak durim dhe do të mendonin pak për luftën e transmetimeve rreth ngjarjeve përkatëse me operacionin Stuhia Al-Aksa; nëse nuk do t'i kishin shpërndarë spekulimet, informacionet e padokumentuara dhe lajmet e rreme, ndoshta sot, gjysma e krimeve të luftës dhe ndoshta më shumë nuk do të kishin ndodhur kundër popullatës civile të Rripit të Gazës dhe Palestinës. Shtypësi nuk mund të blinte kohë për veten dhe duke përdorur mediat, të pretendonte se ai ishte i shtypur dhe viktimë! Efekti i medias në fatin dhe jetën e qenieve njerëzore është kaq i rëndësishëm dhe kaq i afërt. Një gazetare kërkon falje që transmetimi i saj në mbrojtje të regjimit sionist ishte i gabuar dhe i padokumentuar, por ky kërkim falje më nuk ka dobi. Tani popullata civile e Palestinës po vritet e masakrohet me të vërtetë, me të vërtetë dhe pa pushim me çmimin e një fjale, të një fjale të lajmeve të rreme!

Lajmet e rrejshme dhe të pavërteta po vrasin palestinezët

Nga lajmi i keq deri te lajmi i rrejshëm

"Bad News Sells Better Than Good News" (Lajmet e këqija shiten më mirë se lajmet e mira). Kjo fjali është ndoshta përmbledhja dhe hyrja më e përshtatshme dhe më e mirë për konceptin "media" në Perëndim, koncept ky që lindi nën mbikëqyrjen e sistemit kapitalist, por tani ka perandorinë e vet. Tani mediat perëndimore kanë shkuar përtej lajmeve të këqija. Lajmet “fake” të rrejshme janë në bursë prej të paktën dy-tre dekadash. Sistemi kapitalist kërkon kapital dhe fitim në çdo gjë. Është e natyrshme që ai të ketë të njëjtin perceptim dhe pritshmëri edhe nga media dhe lajmet. Ka shumë lajme dhe artikuj për të lexuar në lidhje me këtë temë.

Jeta e fëmijëve të pafajshëm, çmim i gënjeshtrave të mediave perëndimore

Një pranim shumë i vonuar!

Operacioni Stuhia e Al-Aksa u konsiderua një lajm i keq për Perëndimin, i cili nuk duhej të shitej dhe të tërhiqte audiencë! Që ky lajm të mos përfundojë në favor të forcave të rezistencës së Palestinës, duhej të krijohej një transmetim që do të krijonte më shumë tronditje te audienca. Mediat perëndimor duhej të merrnin përsipër emocionet e publikut dhe në fund, transmetimi i tyre duhet të bëhet i pari në këtë luftë të transmetimeve, qoftë edhe nëse ai transmetim duhet të jetë i rremë! Në këtë mënyrë ndodhi që një gazetare të publikonte "lajmin" se forcat e Hamas "kanë vrarë foshnjat dhe fëmijët izraelitë në mënyrë të tmerrshme dhe kanë sulmonte gratë e robëruara". Lajm ky që u ripublikua shumë e shumë herë. Megjithatë, pak kohë më vonë, në mënyrë që kompania mediatike për të cilën ajo gazetare punonte, vetë të mund të shesë sërish gënjeshtra dhe të tërheqë vëmendjen e audiencës, gazetarja tha se "lajmi që ajo publikoi më parë nuk ishte i vërtetë, sepse ajo nuk ishte qenë vetë dëshmitare e ngjarjeve dhe vetëm ishte mjaftuar me ato të dhëna që kishte dëgjuar nga forcat ushtarake izraelite!" Ky pranim i gabimit është bërë në kohën kur publiku i informuar dhe me vetëdije i kërkoi asaj dhe medias për të cilën punonte ajo, të publikojë filmat dhe imazhet dokumentare në mënyrë që të vërtetonin pretendimin e tyre. Pak kohë më vonë u zbulua e vërteta e ngjarjes. Gazetarja dhe media përkatëse tani nuk kishte zgjidhje tjetër veç këtij pranimi të gabimit shumë vonë dhe me një çmim shumë të shtrenjtë. Me çmimin e gjakut të popullit palestinez!

Stuhia Al-Aksa, e prezantoi një imazh të ri dhe të fuqishëm të Rezistencës për të gjithë botën

Mohimi i fuqisë së Hamasit nuk kishte dobi!

Gjithmonë thuhet dhe theksohet se sot, krahas luftës ekonomike dhe ushtarake, bota është përfshirë në një luftë shumë të rëndë dhe të dhunshme të quajtur “Lufta e transmetimeve” dhe “Beteja mediatike”. Një luftë kjo që në realitet mund të ndezë 2 luftëra të tjera. Ky fakt, megjithatë, nuk u kuptua deri në operacionin Stuhia Al-Aksa. Derisa u publikua lajmi që shpërtheu si bombë dhe copëzat e thashethemeve të tij u përhapën kudo. Palestina, e cila është e pushtuar dhe e uzurpuar për gati një shekull e të paktën për 75 vjet, dhe populli i saj nuk gjeti asnjë mënyrë tjetër për t'u mbrojtur përveç "Intifadës së Gurit" për vite me radhë, ndërsa tani ka arritur një fazë të re në mbrojtje. Fuqia ushtarake e Hamasit ishte forcuar dhe ai iu kundërpërgjigj agresionit dhe sulmeve ushtarake të Izraelit në një mënyrë më serioze dhe ushtarake. Operacioni Stuhia e Al-Aksa ishte një përmbledhje e 75 viteve të durimit të dhunës dhe krimeve sioniste, por lufta e transmetimeve dhe lufta e mediave të stilit perëndimor me një narrativë të rreme u përpoqën ta paraqesin mbrapsht atë. Në njëfarë mënyre, bota duhej të harronte fuqinë e Hamasit dhe ta shihte atë të sfiduar.

Rritja e fuqisë së popullit të Palestinës dukej shumë i vështirës për mediat perëndimore

Falsifikimi i transmetimit; fuqi e pushtetit me çfarë çmimi?!

Tani duhej të ndodhte diçka tjetër. Fokusi i publikut duhej të ishte hiqej nga forcimi i Palestinës. Spekulime të pavërteta dhe pretendime të rreme u ngritën në formën e lajmeve dhe transmetimeve të një gazetare në terren e cila tha: "Pushteti me çfarë çmimi?" Në fakt, kjo ishte pikërisht ajo narrativë e rreme dhe ai transmetim i pavërtetë që preokupoi opinionin e publikut për një kohë të gjatë. Ky transmetim duhej të bënte një gjë. Duhet të merrte publikun me vete duke i tërhequr vëmendjen njerëzve. Njerëzit e drejtë të botës i dhanë Palestinës të drejtën për t'u vetëmbrojtur përball të pushtimit dhe uzurpimit dhe plaçkitjes së regjimit sionist për gati një shekull në territoret e Palestinës. Prandaj, ata mbështetën operacionin Stuhia Al-Aksa. Tani duhet ndryshuar vendi i shtypësit dhe i të shtypurit, gjegjësisht i vrasësit dhe viktimës. Domethënë, Izraeli nga një pushtues dhe uzurpator 75-vjeçar tani u shndërrua në një viktimë e shtypur, sipas mediave perëndimore.  Emocionet publike në fushën e lajmeve të luftës janë veçanërisht të ndjeshme ndaj disa grupeve të shoqërisë; fëmijëve, grave, civilëve, personave të kapur rob, personave të moshuar dhe personave të sëmurë. Ndjeshmëria ndaj lajmeve rreth fëmijëve ka qenë gjithmonë më e lartë se sa ndaj personave të tjerë. Prandaj, kjo gazetare në terren dhe të tjerët, për të paraqitur një transmetim të dorës së parë, pretenduan se "panë trupa të therur, fëmijët u vranë në mënyrë të tmerrshme dhe personat e kapur rob nuk ishin në gjendje të mirë dhe po sulmoheshin!"

Mediat perëndimore i ndërrojnë vendin vrasësit dhe viktimës/vajza palestineze dhe gjendja e saj e trazuar

Gazetarja vetë ishte aty, vetë tha!

Por pse një pjesë e publikut i pranuan fjalët e asaj gazetare dhe gazetarëve të tjerë të ngjashëm me të, pa i ofruar atyre të paktën edhe një foto, video apo dokument për të mbështetur deklaratat e tyre ose thënë ndryshe pretendimet e tij? Përgjigja është e qartë; "ajo gazetare ishte e pranishme në terren. Ajo vrapon, kameramani e ndjek". Ndonjëherë, ata shfaqnin një imazh të mbyllur dhe transmetonin nga larg, në mënyrë të tillë që publiku të mendojë se ata me gjasë "vetë kishin qenë atje" më parë dhe tani janë kthyer për të paraqitur një reportazh. Kishte emocione në sjelljen e saj dhe të gazetarëve të tjerë perëndimorë që krijonte një përshtypje në mendjen e publikut. Se situata është e rëndë dhe jeta e gazetares është në rrezik! Prandaj, me dëshirë apo pa dëshirë, në mendjen e vet publiku bënte lëshime dhe kërkonte më pak dokumentim dhe dëshmi për ngjarjet e transmetuara. Nga ana tjetër, fjalitë dhe rregullimi i skenës së transmetimit ishin në atë mënyrë që njeriu tronditej. Kështu që publiku i besoi gazetares, pa iu paraqitur asnjë dokument dhe dëshmi për deklaratat e bëra.

Gënjeshtra kur t'i jepet në vend të së vërtetës opinionit publik të botës, është "fake news"- lajm i rrejshëm

Loja mediatike sipas stilit të Perëndimit!

Pak më vonë zjarri dhe shpërthimi i emocioneve u shuan dhe u qetësuan valët. Në këtë kohë ngrit pyetja se pse mediat perëndimore nuk japin kurrfarë dokumentacioni e dëshmie si fakt për pretendimet e tyre? Video, foto, apo diçka për të dalluar lajmin nga thashethemet e spekulimet? Fillimisht u fol dhe u bënë diskutime të nënkuptuara për marrjen parasysh të shëndetit mendor të publikut dhe shmangien e dhunës së imazheve. Megjithatë, shumë shpejt edhe ky arsyetim i palogjikshëm humbi rëndësinë e vet. Publikut tanimë i ishin lënduar emocionet dhe ai kërkonte dokumente dhe dëshmi për ngjarjet përkatëse në mënyrë që të zgjidhte pozicionin dhe të merrte qëndrimin e duhur në luftën mes “të vërtetës dhe të pavërtetës”. Këtu u zbulua një gënjeshtër tjetër. Inteligjence artificiale! U publikua një foto e kufomës së djegur të një qeni madje që i përkiste disa viteve më parë, dhe tani pretendohej se ishte një njeri. Imazhet dhe videot si kjo e preokupuan publikun për një kohë dhe blenë kohë për Izraelin.

Për 75 vite, loja mediatike e Perëndimit mundohet ta paraqesë Izraelin si "viktimë e shtypur"

Ngjarja e një pranimi të fajit dhe sinqeriteti i sajuar

Me kalimin e kohës, u zbulua falsiteti dhe sajimi i kësaj përmbajtje dhe i këtyre imazheve. Këtu u zbulua një tjetër mashtrim dhe intrigë. “ndershmëria apo sinqeriteti i rrejshëm” dhe “pranimi i rremë i fajit”. Gazetarja kërkoi falje që atje në "Fushën Narrative" dhe "Praninë në terren" në luftë, fjalët e saj nuk kishin qenë të bazuara mbi vëzhgimet e saj personale në terren, po ajo ishte mjaftuar vetëm me atë që dëgjoi! Në fakt, ajo kishte "ritreguar" atë që i thanë ushtarët izraelitë asaj dhe me siguri ajo i dha vetes të drejtën që publiku ta kuptonte dhe ta pranonte kërkimin e faljes të saj sepse ajo ishte në situatë lufte! Në fakt, kjo do të thotë të shesësh një pranim të fajit për të blerë kredi dhe besueshmëri për veten dhe median tuaj përsëri! Kur publiku të kuptojë se i keni thënë një gënjeshtër të madhe, do të humbasë besimin tek ju përgjithmonë, prandaj cila është zgjidhja? Pranimi i fajit! Në fakt, ky përgënjeshtrim dhe pranim i fajit; zakonisht është vetëm një mashtrim i përcaktuar që në fillim, jo një proces ​​përgjatë ngjarjes. Për të mbuluar lajmet e krizës dhe luftës, media zakonisht dërgon gazetarët më elitarë dhe më me shumë eksperiencë për të përgatitur narrativën dhe transmetimin më të saktë dhe më korrekt. Tani në këtë rast, si mund të pranohet që një gazetar profesionist dhe me eksperiencë të lartë, të thotë se kam gabuar?! Kaq thjeshtë?!

Lajmet e rrejshme dhe përdorimi me qëllim të keq i inteligjencës artificiale, kërcënim për sigurinë e botës!

Gënjeshtra më të mëdha priten të vijnë!

Lajmet rreth operacionit Stuhia Al-Aksa, mënyra e menaxhimit apo thënë ndryshe tradhtia e mediave perëndimore, u shqyrtuar dhe analizuar deri këtu. Tani, mund të mos jetë keq të përmendim metodat më të rëndësishme të falsifikimit në media dhe lajmet e rreme. Edhe pse kjo çështje ka shumë tema kryesore dhe nëntema dhe ne duhet të merremi me aspekte të ndryshme të saj, por nëse do të kalojmë nga e tërësia në të pjesshme, shqyrtimet dhe analizat e mëposhtme janë të dobishme. Sot, hapi i parë për të kuptuar luftën e narrativave apo të luftën e transmetimeve në stilin e perandorisë mediatike perëndimore, është të kuptohet dhe të përcaktohet inteligjencën artificiale dhe lajmet e rreme. Tani, duke kombinuar këto dy gënjeshtra të mëdha, Perëndimi mund t'i tregojë botës dhe ta vendosë në rrezik të madh të ardhmen e saj. Në hapin e parë, nuk është keq të dini se lajmet që krijojnë tensione, përgjithësisht përpilohen nga tre kategori të informacionit. 2 grupe të këtyre tre kategorive; klasifikohen drejtpërdrejt si lajme të rreme sepse bazohen në informacione të rrejshme. Një grup i tyre është i bazuar në informacione të sakta, por përdoret për qëllime të paracaktuara.

Publiku i medias duhet të përditësojë arsimimin e tij mediatik/Reagimi i një zonje palestineze përball kërcënimit të armikut

Këto tre grupe janë informacione të ndjeshme

Zakonisht përpilimi i lajmeve të rrejshme, është një përmbledhje e kombinuar. Do të thotë se disa tregime të vërteta, që në përgjithësi janë të llojit të vëzhgimeve apo dëshmive, kombinohen dhe përshtaten me informacione të rreme, të cilat kryesisht bazohen në thashetheme dhe në informacion të padokumentuar. Do të thotë, një gënjeshtër e kalitur me të vërtetën për ta bërë që të duket e besueshme. Kjo teknikë përdoret për dy kategoritë e informacionit të cilat i shpjegojmë së pari. Për kategorinë e tretë, megjithatë, ngjarje qëndron ndryshe. Publikohen informacione të sakta dhe të vërteta, por në një kohë të ndjeshme dhe me një rrjedhë të veçantë. Deri në këtë pikë, jo vetëm që nuk është problem, por që duket se ky është misioni i medias, por çfarë e bën këtë lloj informacioni të krijojë tensione, madje edhe pse nuk është fals, ka një funksion të ngjashëm me lajmet e rrejshme? Përgjigja është e thjeshtë. Duhet parë se për cilin komunitet të synuar është caktuar lajmi? Për interesat e një rryme të caktuar apo interesat e audiencës dhe publikut të gjerë dhe shoqërisë në përgjithësi? Përgjigja e kësaj pyetjeje do të qartësojë shumë gjëra. Prandaj, mund të konkludojmë se është menaxhimi dhe përpilimi i këtij informacioni që, kur bëhet në mënyrë të njëanshme, krijon lajme të rreme. Tani le të shtjellojmë më shumë rreth këtyre tre grupeve.

Loja e pistë me informacione për të krijuar tensione në vende të ndryshme

Krijimi i tensioneve në mënyrë të sajuar me menaxhimin dhe kombinimin e informacioneve

*** Grupi i parë është Dezinformimi. Informacion që publikohet qëllimisht dhe bëhet struktura e lajmeve të rreme. Nga kombinimi i një ngjarjeje të rreme dhe i disa informacioneve të sakta ose të bazuara tërësisht në një gënjeshtër. Nëse duam të gjejmë një ekuivalent në literaturën e shoqërisë së përgjithshme për teksturën e këtyre lajmeve, mund t'i referohemi pikërisht shpifjes dhe thashethemeve. E ngjashme me atë që shohim zakonisht gjatë fushatave elektorale. Këto lajme zakonisht përdoren me qëllim të shkatërrimit dhe lëndimit të një grupi, lëvizjeje ose personi të caktuar.

Lufta mediatike dhe lufta e transmetimeve duhet të merren seriozisht!

*** Grupi i dytë i informacionit nuk është gjë tjetër përveç keqinformimit - Misinformation. Një person ose një agjenci lajmesh publikon një lajm që është i rremë, por ai nuk e di për falsitetin e lajmit. Pastaj një tjetër kompani e lajmeve e merr atë dhe bënë ripoblikimin e tij me meritë apo besim. Kjo është ajo që ndodh zakonisht me audiencën e përgjithshme. Në prapaskenën e këtij gabimi që duket si paqëllimtë, qëndrojnë projektuesit e gënjeshtrës. Ata që publikojnë lajme me qëllim. Lajmi përmban apel të hidhur apo të ëmbël. Edhe publiku e pranon dhe e beson atë. Ai merr pjesë në ribotimin e tij dhe në pak kohë ky lajm shkon dorë më dorë. Pas ca kohësh, bëhet e qartë se lajmi ishte një gënjeshtër, kompania e lajmeve që ka krijuar gënjeshtrën ose e fshin ose e përgënjeshtron atë. Domethënë që në ditën e parë, ajo kompani kishte ndërmend ta bënte një gjë të tillë. Me vetëdije dhe me qëllim, ajo vendos pjesët e enigmës në një kohë të caktuar që e sheh të arsyeshme. Në fakt, ajo i shikon përdoruesit dhe audiencën e saj si një mjet për të ripublikuar gënjeshtrat dhe për t'i dhënë një shtysë lajmeve të rreme. Ashtu si ajo që pamë rreth operacionit Stuhia Al-Aksa.

*** Cilat lloje të informacionit e përbëjnë grupin e tretë të informacionit? Njëlloj si keqinformimi; luan rol edhe informacioni i vërtetë po që publikohet me qëllim për të dëmtuar personin tjetër. Në fakt, ky lloj informacioni dhe lajmi është i ngjashëm me zbulimin mediatik të skandaleve. Fatkeqësisht, ndonjëherë publikohen edhe lajme të tilla. Arsyeja zakonisht jepet se këto lajme janë për të informuar audiencën, por kryesisht publikimi i tyre bëhet i rëndësishëm për shkak se ato publikohen në një moment të caktuar dhe të synuar për të goditur një trend të caktuar ose për të ulur besimin në shoqëri ndaj një tendence apo grupi të caktuar në mënyrë që të dëmtojnë më shumë audiencën. Ato dobësojnë besimin shoqëror. Fitimi dhe synimet e botuesve të informacioneve të tilla janë plotësisht të siguruara edhe nëse çmimi është dëmtimi i sigurisë psikologjike të shoqërisë. Këto lajme janë zakonisht politike, financiare apo ushtarake. Ky lloj i informacionit, ashtu si dy grupet e tjera, nuk është lajm i rremë, mirëpo duhet marrë parasysh se cila media e publikon atë, kur dhe për cilën temë apo trend e publikon atë? Ndonjëherë ato mund të krijojnë tensione shoqërore aq sa të luajnë rol edhe më keq se lajmet e rreme.

Duhet t'i kushtojmë vëmendje emocioneve tona

Tani që jemi disi të njohur me disa truke dhe tre kategoritë kryesore të informacionit, keqpërdorimi i informacionit dhe lajmet e rreme, mund të kemi një gjykim më të drejtë mediatik. Ekspertët e medias kanë disa rekomandime të rëndësishme që ne dhe të tjerët të mos bëhemi viktimë e dëmeve të lajmeve të rreme. Së pari, duhet të jemi më të vetëdijshëm për ngjarjet e ditës të medias botërore. Nëse jemi audiencë e medias. Lajmet janë të rëndësishme për ne, ne duhet të forcojmë dhe përditësojmë edukimin tonë mediatik. Pika tjetër është të mos bazojmë gjykimin me nxitim mbi çdo lajm që lexojmë ose dëgjojmë. Të kontrollojmë emocionet tona. Mos e ripublikoni një lajm dhe mos ua dërgoni të tjerëve nga lumturia ekstreme, trishtimi apo inati apo edhe kënaqësia që e kam lexuar këtë lajm i pari dhe më herët se të tjerët. Sidomos për lajmet që përfshijnë më shumë emocionet tona. Sa më shumë të ushtrojë ndikim lajmi mbi emocionet tona, aq më shumë duhet të ndalojmë dhe të kontrollojmë referencën e përmbajtjes në fjalë.

Në fund një gjë interesante...

Ndonjëherë lajmet rregullohen atë në mënyrë që gjithçka të duket e drejtë. Këtu ka një pikë delikate. Sado që lajmet dhe përmbajtja mediatike që në përgjithësi nuk duhet të analizohen në vend të audiencës dhe të anashkalohet logjika e publikut, por nëse mediat e kanë paraqitur informacionin në atë mënyrë që gjithçka të bazohej vetëm tek audienca, aty ka vend për dyshim dhe shqyrtim më serioz. Fatkeqësisht, kjo është një nga teknikat e mashtrimit të audiencës në mediat që nuk kanë zotim. Kur ka një lajm, veçanërisht një ngjarje apo një zhvillim ndërkombëtare, bëhet e rëndësishme t'i kushtohet vëmendje ndershmërisë së lajmit dhe të njohësh narrativën e zotuar. Sa më e madhe të jetë ngjarja; zgjuarsia, durimi dhe largpamësia për të zgjedhur pozicionin e duhur, bëhen më të nevojshme dhe më vendimtare. Aq shumë kanë rëndësi këto sa që në këtë mënyrë përcaktohet se ne e mbështesim vrasësin apo viktimën?