Ebu Ubejde: Ne po luftojmë ashpër kundër pushtuesve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151294-ebu_ubejde_ne_po_luftojmë_ashpër_kundër_pushtuesve
Zëdhënësi ushtarak i Brigadave Ezzedin Al-Qassam dega ushtarake e Hamasit njoftoi për përballjen e luftëtarëve të rezistencës me ushtarët e regjimit pushtues sionist dhe për shënjestrimin e pajisjeve të tyre ushtarake në akse të ndryshme të betejës tokësore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 11, 2023 16:31 Europe/Tirane
  • Ebu Ubejde: Ne po luftojmë ashpër kundër pushtuesve

Zëdhënësi ushtarak i Brigadave Ezzedin Al-Qassam dega ushtarake e Hamasit njoftoi për përballjen e luftëtarëve të rezistencës me ushtarët e regjimit pushtues sionist dhe për shënjestrimin e pajisjeve të tyre ushtarake në akse të ndryshme të betejës tokësore.

Ebu Ubejde lidhur me këtë ka njoftuar: Luftëtarët tanë po luftojnë ashpër kundër armikut, dhe mjetet e blinduara të regjimit pushtues kanë qenë në shënjestër në të gjitha akset e betejës.

Ndërkohë, Saraja al-Kuds, dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik, njoftoi gjithashtu se vendi i grumbullimit të ushtarëve të regjimit sionist rreth pozicionit ushtarak izraelit Mars është shënjestruar nga sulmet me raketa dhe artileri të rëndë nga forcat e rezistencës.

Në këtë kudër, burimet e lajmeve raportuan për sulmet intensive të ushtrisë sioniste rreth spitalit Al-Shifa dhe kampit Al-Shatae.

Shefi i departamentit të kirurgjisë së spitalit al-Shifa në Gaza tha: Spitalit i është ndërprerë uji dhe energjia elektrike ndërsa në këtë spital janë të shtruar 600 pacientë.

Në të njëjtën kohë, zëdhënësja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi për përhapjen e sëmundjeve infektive në Rripin e Gazës. Duke iu referuar rrethimit të plotë të Rripit të Gazës nga pushtuesit izraelitë, Margaret Harris tha: "Nuk ka mundësi që artikujt ushqimorë të hyjnë në Gaza. Njerëzit duhet të pinë ujë të kontaminuar për shkak se edhe rrjedha e ujit është ndërprerë. Për mungesë karburanti ka humbur edhe mundësia e funksionimit të pajisjeve të shkripëzimit.