Ushtria e Sirisë dhe Rusisë neutralizojnë sulmet ashpra të ISIS
(last modified Tue, 14 Nov 2023 17:49:52 GMT )
Nëntor 14, 2023 18:49 Europe/Tirane
  • Ushtria e Sirisë dhe Rusisë neutralizojnë sulmet ashpra të ISIS

Një burim lokal raportoi se ushtria siriane, me mbështetjen ajrore të avionëve luftarakë të Rusisë, ka neutralizuar disa sulme të ashpra të grupit terrorist ISIS në shkretëtirën e provincës Raka.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se njësitë e ushtrisë së Sirisë me mbështetjen e avionëve luftarakë të ushtrisë ruse zmbrapsën sulmin e elementëve të grupit terrorist ISIS në një numër pikash ushtarake në zonën "Xhaideen" pranë qytetit Al-Rasafa që ndodhet në shrektëtirën e Raka.

Sipas këtij raporti, një grup të terroristëve të ISIS-it depërtuan në postbllokun nr. 10 dhe sulmuan forcat e vendosura atje me granata dore dhe armë gjysmë të rënda, të cilat çuan në vrasjen e tre ushtarëve sirianë dhe gjithashtu plagosën një numër të tjerëve në këtë sulm terrorist.

Ministria e Mbrojtjes së Sirisë njoftoi: "Njësitë e forcave të armatosura të vendit neutralizuan përpjekjet e grupeve terroriste për të sulmuar fshatrat e sigurta dhe disa pika ushtarake në periferi të provincave Idlib, Hama dhe Alepo duke përdorur aeroplanë vetëvrasës dhe dronë dhe gjatë këtyre luftimeve janë shkatërruar katër avionë të terroristëve".

Ministria e Mbrojtjes së Sirisë shtoi gjithashtu: "Forcat e armatosura siriane rrëzuan një dron të madh në zonën Jurin në pjesën veriore të provincës Hama, i cili mbante 100 kilogramë eksploziv".

Tags