Hamasi: Gjendja e rezistencës është e mirë
Një nga liderët e rezistencës islame të Palestinës iu drejtua popullit të Palestinës dhe kombeve të lira dhe tha: “Ju sigurojmë se rezistenca dhe brigadat al-Kassam po ecin mirë dhe janë plotësisht në kontroll të situatës”.
Osama Hamdan, një nga liderët e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), tha të martën në mbrëmje se ne sigurojmë kombin tonë dhe kombet e lira se situata e rezistencës dhe e brigadave Al-Kassam është e mirë dhe ata janë plotësisht në kontroll të situatës.
Ai në vazhdim tha: “Po u themi okupatorëve se lufta është ende në fillim dhe ajo që kemi përpara është më e madhe".
Hamdan shtoi: "Ne jemi duke avancuar betejën për t'i dhënë fund okupimit, për të mbështetur Kudsin, për të liruar të burgosurit dhe për të krijuar një shtet palestinez."
Ky zyrtar i Hamasit theksoi: "Sulmimi i infrastrukturës dhe spitaleve në Gaza bëhet për të detyruar popullin palestinez të largohet nga Rripi i Gazës. Qëllimi i okupatorëve është të dëbojnë popullin palestinez nga Rripi i Gazës dhe të përsërisin ditën e Nakbas".
Hamdan shtoi: "Ne i kërkuam Kombeve të Bashkuara të formojnë një komitet ndërkombëtar për të hetuar gjendjen e spitaleve të Gazës në mënyrë që të ekspozohen gënjeshtrat e pushtuesve".
Ky zyrtar i Hamasit tha: "Ne i vlerësojmë kombet arabe dhe islamike dhe kombet e lira dhe u kërkojmë atyre që të vazhdojnë demonstratat e tyre deri në fund të agresionit. Asgjë nuk do të ndodhë pa lirimin e të burgosurve palestinezë dhe Netanyahu po kërkon të zgjasë luftën për arsye personale dhe nuk kujdeset për izraelitët dhe ushtarët e tij në terren".