Shkarkohet nga detyra kryetari i Parlamentit të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151490-shkarkohet_nga_detyra_kryetari_i_parlamentit_të_irakut
Gjykata Federale e Irakut votoi për shkarkimin e Muhamed Al-Halbousi nga kryesia e parlamentit të vendit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 15, 2023 08:53 Europe/Tirane
  • Shkarkohet nga detyra kryetari i Parlamentit të Irakut

Gjykata Federale e Irakut votoi për shkarkimin e Muhamed Al-Halbousi nga kryesia e parlamentit të vendit.

Sipas Iran Press News Agency, Gjykata Federale e Irakut shqyrtoi padinë e ngritur nga Leith al-Dilami, një anëtare e parlamentit të vendit, kundër al-Halbousi. Duke paraqitur dokumente, al-Dilami tha se al-Halbousi ishte i përfshirë në nënshkrimin e një kontrate me një kompani të huaj, drejtori i së cilës ishte ish-kryeministri i regjimit sionist.

Image Caption

 

Një nga qëllimet e kësaj kompanie është normalizimi i marrëdhënieve Bagdad-Tel Aviv. Gjykata Federale e Irakut përmes një komunikate njoftoi se pas shqyrtimit të padisë së Leith al-Dilami, ka votuar për shkarkimin e Mohammad Al-Halbousi nga kryesia e parlamentit dhe Mustafa Hamud al-Dilami nga anëtarësia e këtij institucioni. Gjykata Supreme Federale e Irakut theksoi se ky vendim është i detyrueshëm dhe përfundimtar për të gjitha institucionet. Duke reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Federale të Irakut, Al-Halboosi e quajti atë "të çuditshëm".