Hamas: Borrell shkeli normat e sjelljes dhe diplomacinë
Rezistenca Islamike Palestineze Hamas, në një deklaratë të publikuar mbrëmjen e sotme (e premte), dënoi deklaratat e shefit për politikën e jashtme të Bashkimit Evropian Joseph Borrell, i cili hyri sot në Bregun Perëndimor.
Hamasi njoftoi se dënon ashpër deklaratat e Josep Borrell, shefit të politikës së jashtme të BE-së dhe i konsideron absolutisht të papranueshme deklaratat e tij për justifikimin e krimeve të regjimit sionist, duke përfshirë vrasjen e grave dhe fëmijëve dhe shkatërrimin e spitaleve dhe shkollave.
Borrell, mbërriti të premten, në Bregun Perëndimor, ku u takua me Mahmud Abbas, kreun e Autoritetit Palestinez, dhe Mohammad Shtayeh, kryeministrin e kësaj organizate, ku kërcënoi rezistencën islamike palestineze dhe tha: "Hamasi nuk ka të ardhme".
Duke iu referuar deklaratës së sotme të shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Hamasi tha: “Z. Borrell në konferencën e sotme për shtyp në qytetin Ramallah u përpoq të shtrembërojë të drejtën e popullit palestinez për t'i rezistuar pushtuesve, një e drejtë e garantuar në të drejtën ndërkombëtare dhe shkeli normat e sjelljes dhe të diplomacisë. Të drejtat ndërkombëtare, tani janë të pavlera për Uashingtonin dhe Bashkimin Evropian, të cilët i shkelin këto të drejta duke u dhënë pushtuesve dritën jeshile për të vrarë më shumë palestinezë".
Në fund të kësaj deklarate, Rezistenca Islamike e Palestinës theksoi edhe një herë të drejtën e Palestinës për t'i rezistuar okupimit dhe tha se "kjo është një e drejtë legjitime dhe ligjore" e palestinezëve dhe populli palestinez është pronari kryesor i sovranitetit dhe thotë fjalën e fundit në vendin e tij.