Jemeni sulmon të ardhmen e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151676-jemeni_sulmon_të_ardhmen_e_regjimit_sionist
Ekziston një analizë ku sipas së cilës, vrasjet masive dhe gjenocidi i paprecedentë i ushtrisë sioniste kundër Rripit të Gazës bëhet për shkak të ringjalljes së një ideje të vjetër. Një ide që quhet "Kanali Ben-Gurion".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 18, 2023 16:20 Europe/Tirane
  • Jemeni sulmon të ardhmen e regjimit sionist

Ekziston një analizë ku sipas së cilës, vrasjet masive dhe gjenocidi i paprecedentë i ushtrisë sioniste kundër Rripit të Gazës bëhet për shkak të ringjalljes së një ideje të vjetër. Një ide që quhet "Kanali Ben-Gurion".

Agjencia e lajmeve Fars në një artikull të saj ka shkruar se për shkak të gjenocidit të ushtrisë sioniste në Rripin e Gazës, forcat e lëvizjes Ansarullah të Jemenit kanë kryer tetë sulme me raketa dhe drone në Eilat, pavarësisht distancës prej më shumë se 1600 kilometrash që ekziston nga territori i Jemenit deri në pikën e parë të territoreve të pushtuara nga regjimit sionist. Këto tetë sulme u kryen më 27 tetor, 31 tetor, 1 nëntor, 2 nëntor, 7 nëntor, 8 nëntor, 13 nëntor dhe 24 nëntor.

Largësia nga Jemeni në portin Eilat që ndodhet në Palestinën e pushtuar

Por cila është arsyeja e përqendrimit të forcave jemenase Ansarullah në Eilat?

Para krijimit të regjimit sionist, emri i Eilat ishte Umm al-Rasharash. Kjo zonë është pika më jugore e Palestinës së pushtuar dhe pika më e largët nga boshti i rezistencës në frontin verior (Hezbullahu i Libanit), dy rajonet palestineze të Gazës dhe Bregut Perëndimor (Hamasi dhe Xhihadi Islamik), Iraku, Siria dhe gjithashtu Jemeni.

Kjo veçori e ka bërë qytetin Eilat vendin më të sigurt për të jetuar sionistët por kjo nuk është e gjithë historia e kësaj ngjarje. Eilat është porti i Izraelit për në Gjirin Akaba dhe më pas në Detin e Kuq, gjë që redukton në zero varësinë e regjimit sionist nga Kanali i Suezit dhe flota detare e Tel Avivit mund të hyjë drejtpërdrejt në Detin e Kuq. Porti Eilat është pika e vetme e lidhjes së regjimit sionist me këtë det.

Regjimi sionist ka ndërtuar një linjë tubacioni dhe një linjë hekurudhore nga porti i Eilat deri në portet e tij mesdhetare, në mënyrë që të luajë disi rolin e një ndërmjetësi në tregtinë ndërkontinentale.

Sipas statistikave të kanalit televiziv Al-Arabi, përdorimi i portit Eilat në vitin 2021 mori një formë eksponenciale pas marrëveshjes së Emirateve të Bashkuara Arabe me regjimin sionist dhe vëllimi i hyrjes së tij u rrit 5 herë pas restaurimit të gazsjellësit Eilat-Askalon (porti i Mesdheut).

Anijet e Emirateve të Bashkuara Arabe shkarkojnë ngarkesën e tyre në portin Eilat dhe më pas ajo ngarkesë eksportohet në vendet evropiane përmes porteve mesdhetare të vendosura në Palestinën e pushtuar. Kjo linjë tubacioni u ndërtua pas krizës së Kanalit të Suezit në vitin 1956. Kriza që çoi në luftën midis Izraelit, Anglisë dhe Francës me Egjiptin. Boshti izraelit fitoi në atë luftë, por pas ultimatumit të Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanali i Suezit iu kthye Egjiptit.

Është interesante të theksohet se gjysma e kapitalit për ndërtimin e gazsjellësit Eilat-Askalon u sigurua nga ish-regjimi Pahlavi i Iranit, i cili tani po përdoret nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Një analizë thotë se niveli i lartë i sulmeve barbare të ushtrisë sioniste dhe gjenocidi ndaj Rripit të Gazës dhe synimi për të marrë nën kontroll të plotë këtë rajon, është për shkak të ringjalljes së një ideje të vjetër të quajtur "Kanali Ben-Gurion". Ky kanal mund të zëvendësojë Kanalin e Suezit në Egjipt, i cili çdo vit sjell më shumë se 10 miliardë dollarë të ardhura për Kajron. Lidhja e Detit Mesdhe dhe Detit të Kuq është një lloj lidhjeje e rrjetit të transportit detar pjesës perëndimore dhe lindore të botës.

Disa dekada më parë, amerikanët propozuan përdorimin e 590 bombave atomike (!) për të krijuar një hendek midis Detit Mesdhe dhe Detit të Kuq në shkretëtirën Naghab të Palestinës së pushtuar për të krijuar Kanalin "Ben-Gurion". Kostoja e ndërtimit të këtij kanali 300 kilometra të gjatë vlerësohet në më shumë se 100 miliardë dollarë.

Kanali “Ben Gurion” përballë Kanali i Suezit, porti i Eilat është pika hyrëse dhe dalëse e këtij kanali të supozuar.

Regjimi izraelit beson se largimi i plotë i Rripit të Gazës dhe zhvendosja e popullatës palestineze të këtij rajoni në Egjipt, mund të zgjidhë sfidën e sigurisë së kanalit të lartpërmendur. Një dokument i publikuar nga WikiLeaks më 31 tetor tregon se qëllimi i pushtimit të Rripit të Gazës nga ushtria sioniste nuk është vetëm Hamasi, por edhe pastrimi i Rripit të Gazës nga palestinezët dhe më pas vendosja e tyre në qytetet me tenda në shkretëtirën Sinai të Egjiptit.

Dokumenti origjinal i zbuluar nga WikiLeaks është një dokument që lidhet me ministrinë e inteligjencës izraelite. Në këtë dokument përshkruhet procesi i dëbimit të palestinezëve nga Rripi i Gazës në pjesën veriore të Sinait të Egjipt.

Paralelisht me "kanalin Ben-Gurion", korridori Indi-Lindje e Mesme-Evropë ishte në axhendën e aleatëve të Izraelit, të cilët ndoqën dy qëllime. Së pari; lidhja territoriale ndërmjet regjimit sionist dhe vendeve arabe në kufi me Gjirin Persik në kuadër të "Paktit të Abrahamit". E dyta; shndërrimi i regjimit sionist në një qendër tokësore për transferimin e mallrave nga India si një vend që do të bëhet fuqia e dytë ekonomike në botë në të ardhmen.

Krijimi i "Kanalit Ben Gurion" dhe kalimi i korridorit indo-evropian në pjesët jugore të Palestinës së pushtuar do ta bëjnë regjimin sionist pikën kryesore të shkëmbimeve tregtare ndërkontinentale. Por me hyrjen e forcave të lëvizjes Ansarullah të Jemenit në fushatën luftarake kundër regjimit sionist, do të shkatërrohet infrastruktura kryesore ekonomike e këtij rajoni, pra siguria.

Thomas Friedman, ekspert i politikës së jashtme, shkruante në gazetën amerikane "New York Times" se "pas udhëtimit në territoret e pushtuara, e kishte vërejtur qartë se Izraeli po përballet me një rrezik që nuk është parë kurrë në historinë e këtij regjimi". Ky autor amerikan përmendi tre arsye për formimin e këtij rreziku, njëra prej të cilave është boshti i rezistencës në rajon, siç është Ansarullah në Jemen. Palë këto që secila nga ana tjetër, kanë një ushtri moderne.

Friedman pretendon se "këto grupe dhe lëvizje të armatosura anti-izraelite kanë planifikuar për një ditë të tillë për një kohë të gjatë dhe tani po kërcënojnë Izraelin nga të gjitha anët. Qëllimi përfundimtar është shkatërrimi i besimit të kolonëve sionistë në institucionet e mbrojtjes dhe të inteligjencës së regjimit sionist. Konsolidimi i këtij mosbesimi do të çojë në tërheqjen e izraelitëve fillimisht nga zonat kufitare dhe më pas tërësisht nga Palestina e pushtuar".

Tani, qytetet jugore të territoreve të pushtuara, pas gjenocidit të ushtrisë sioniste kundër Rripit të Gazës, janë përfshirë në listën e objektivave të sulmeve të forcave të lëvizjes Ansarullah të Jemenit.  Është një ide e mirëvendosur që Jemeni po lufton kundër regjimit sionist dhe po godet hapur territoret nën pushtimin e këtij regjimi dhe anijet tregtare që i përkasin atij (për shkak të gjenocidit kundër myslimanëve palestinezë). Asnjë biznesmen apo shtet nuk do ta çojë kapitalin e tij në një rajon që është nën hijen e dronëve vetëvrasës.