Populli jemenas thekson mbështetjen për qëndresën e kombit palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151704-populli_jemenas_thekson_mbështetjen_për_qëndresën_e_kombit_palestinez
Me anë të demonstratave, populli i Jemenit theksoi vazhdimin e mbështetjes për qëndresën e kombit palestinez deri në çlirimin e plotë të tokës palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 19, 2023 06:06 Europe/Tirane
  • Populli jemenas thekson mbështetjen për qëndresën e kombit palestinez

Me anë të demonstratave, populli i Jemenit theksoi vazhdimin e mbështetjes për qëndresën e kombit palestinez deri në çlirimin e plotë të tokës palestineze.

Sulmet brutale të ushtrisë izraelite në zonat e banuara të Gazës, sot  kanë hyrë në ditën e 44-të dhe sipas statistikave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë palestineze, 12.300 palestinezë, mes të cilëve 5.000 fëmijë dhe 3.300 gra, janë martirizuar dhe më shumë se 30 mijë persona të tjerë janë plagosur. Që nga fillimi i sulmeve të regjimit sionist në Rripin e Gazës, ushtria jemenase me qëllim mbështetjen ndaj popullit të shtypur palestinez, ka shënjestruar disa herë me raketa dhe dron portin Eilat në jug të Palestinës së pushtuar. Rrjeti Al-Mayadeen njoftoi se populli i Jemenit të shtunën doli në rrugë për të dënuar vrasjen e palestinezëve në Gaza dhe duke brohoritur parulla ai theksoi mbështetjen e tij të plotë për kombin palestinez deri në çlirimin e tokës palestineze. Në një deklaratë, demonstruesit jemenas bënë thirrje për vazhdimin e sulmeve ndaj vendbanimeve sioniste dhe kërkuan nga regjimet arabe që të hapin vendkalimet për luftëtarët e të gjitha kombeve islame, duke përfshirë kombin jemenas dhe të ndihmojnë kombin palestinez.  Demonstruesit jemenas gjithashtu theksuan mbështetjen e tyre të plotë për të gjitha vendimet e guximshme të liderëve jemenas, të cilat përfaqësojnë vendimin e kombit të këtij vendi. Në këtë deklaratë, të gjitha kombeve u kërkohet të vendosin një embargo ekonomike ndaj regjimit sionist. Zyra politike e lëvizjes Ansarullah të Jemenit gjithashtu dënoi krimin e sionistëve në Gaza dhe e konsideroi atë një vazhdimësi të gjenocidit sionist kundër popullit palestinez.