Hanieh: Jemi afër marrëveshjes së armëpushimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151808-hanieh_jemi_afër_marrëveshjes_së_armëpushimit
Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në një deklaratë theksoi: Jemi afër marrëveshjes së armëpushimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 21, 2023 04:44 Europe/Tirane
  • Hanieh: Jemi afër marrëveshjes së armëpushimit

Shefi i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) në një deklaratë theksoi: Jemi afër marrëveshjes së armëpushimit.

Sipas raportit të IRNA, duke cituar agjencinë Reuters, Ismail Hanieh, kreu i zyrës politike të lëvizjes Hamas, në një deklaratë tha:  Jemi afër marrëveshjes së armëpushimit dhe ia kemi dorëzuar përgjigjen tonë vëllezërve të Katarit dhe ndërmjetësve të tjerë. Më herë Radio dhe Televizioni i regjimit sionist raportoi të hënën se qeveria e Beniamin Netanyahu i ka dhënë dritën jeshile marrëveshjes për lirimin e të burgosurve me Hamasin dhe është në pritje të përgjigjes së lëvizjes Hamas. Televizioni sionist shtoi se regjimi pranoi kushtet e vendosura nga Hamasi për marrëveshjen për lirimin e të burgosurve dhe tani topi është në fushën e Hamasit. Ezzat al-Rashaq, një nga liderët e lëvizjes Hamas, në këtë kontekst gjithashtu njoftoi se ka progres real në negociata dhe marrëveshja e pritshme do të përfshijë lirimin e grave dhe fëmijëve peng izraelitë në këmbim të lirimit të fëmijëve palestinezë dhe grave që mbahen në burgjet e pushtuesit sionist. Lidhur me këtë, John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, njoftoi se Shtetet e Bashkuara besojnë se arritja e një marrëveshjeje për lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza është e afërt.