60 martirë në sulmin sionist në kampin Jabalia
Burime të huaja raportuan mëngjesin e së mërkurës se më shumë se 60 persona ranë dëshmorë në sulmet e regjimit sionist në kampin Jabalia që ndodhet në veri të Gazës.
Sipas Al-Mayadeen, ushtria sioniste ka kryer një krim të madh në Rripin e Gazës dhe në këtë krim nga sulmet e regjimit sionist në kampin Jabalia ranë dëshmorë 60 palestinezë.

Nga ana tjetër, Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se ushtria izraelite ka paralajmëruar spitalin indonezian në Gaza dhe ka kërkuar evakuimin e spitalit brenda 4 orëve. Avionët izraelitë gjithashtu sulmuan një godinë banimi në qytetin Hamad, në perëndim të Khan Yunis, duke vrarë 15 persona dhe duke plagosur 25 të tjerë. Të shtunën, më 7 tetor, grupet e rezistencës palestineze nisën një operacion të befasishëm të quajtur "Stuhia Al-Aksa" nga Gaza (Palestina jugore) kundër pozicioneve të regjimit pushtues të Kodsit. Pas kësaj regjimi sionsit ka mbyllur të gjitha pikat e kalimit në Rripin e Gazës dhe po bombardon masivisht këtë rajon. Mbështetja e sigurisë dhe ushtarake e Perëndimit, veçanërisht e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndaj Izraelit me pretekstin e vetëmbrojtjes, është praktikisht një dritë jeshile dhe një licencë për këtë regjim që të vrasë brutalisht fëmijët dhe gratë palestineze.