Tel Avivi përfundoi procesin e lirimit të 39 të burgosurve palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i151954-tel_avivi_përfundoi_procesin_e_lirimit_të_39_të_burgosurve_palestinezë
Një burim mediatik njoftoi përfundimin e procesit të lirimit të 39 të burgosurve palestinezë nga burgjet e regjimit sionist në ditën e parë të armëpushimit humanitar në Gaza.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 24, 2023 20:08 Europe/Tirane
  • Tel Avivi përfundoi procesin e lirimit të 39 të burgosurve palestinezë

Një burim mediatik njoftoi përfundimin e procesit të lirimit të 39 të burgosurve palestinezë nga burgjet e regjimit sionist në ditën e parë të armëpushimit humanitar në Gaza.

Sipas Al Jazeera, autoritetet e burgjeve sioniste kanë përfunduar procesin e lirimit të 39 të burgosurve palestinezë, mes të cilëve 24 gra, dhe këta të burgosur tani janë transferuar në burgun “Ofer” me qëllim që të përgatiten për shkëmbim.

Sipas këtij raporti, 24 të burgosura femra nga burgu Damon dhe 15 fëmijë palestinezë nga burgu Majdo janë transferuar në burgun Ofer për t’u liruar në kuadër të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve ndërmjet Lëvizjes së Rezistencës Islame Palestineze (Hamas) dhe Izraelit.

Marrëveshja e armëpushimit humanitar që filloi sot (24 nëntor) përfshin lirimin e 50 të burgosurve izraelitë nga Gaza në këmbim të lirimit të 150 palestinezëve nga burgjet e pushtuesit sionist.

Gazetari i Al-Mayadeen raportoi fillimin e procesit të kthimit të refugjatëve palestinezë në zonat veriore të Gazës, përfshirë Beit Hanun, në orët e para të zbatimit të armëpushimit humanitar dhe tha: Okupatori sionist shkeli armëpushimin në lindje të qytetit Rafah dhe në Gazën veriperëndimore.

Megjithë vendosjen e armëpushimit në Rripin e Gazës, dy palestinezë u martirizuan si pasojë e zjarrit të pushtuesve sionistë që gjuanin palestinezët që po përpiqeshin të ktheheshin në shtëpitë e tyre në veri të Gazës përmes autostradës Salah al-Din nga jugu i kësaj zone.