61 kamionë me ndihma hynë në veri të Gazës
(last modified Sun, 26 Nov 2023 07:22:32 GMT )
Nëntor 26, 2023 08:22 Europe/Tirane
  • 61 kamionë me ndihma hynë në veri të Gazës

Kombet e Bashkuara njoftuan se 61 kamionë që transportonin ushqime, ujë dhe furnizime mjekësore emergjente kanë hyrë në veri të Gazës.

Sipas Ilna, duke cituar CNN, Kombet e Bashkuara njoftuan se 61 kamionë që transportonin ushqim, ujë dhe pajisje mjekësore emergjente kanë hyrë në veri të Gazës. Ky është numri më i madh i kamionëve që mbërrijnë në veri të Gazës që nga fillimi i një raundi të ri të luftimeve më 7 tetor. Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare në një deklaratë të shtunën njoftoi se në të njëjtën kohë me fillimin e armëpushimit midis Hamasit dhe Izraelit, 11 ambulanca, tre autobusë dhe disa shtretër mbërritën në qytetin e Gazës për të ndihmuar evakuimin e pacientëve nga Spitali Al-Shifa. Sipas këtij raporti, 200 kamionë kanë hyrë në pikën kufitare “Nitzana” me Egjiptin dhe 187 kamionë kanë hyrë në Gaza deri në orën 19:00 me orën lokale. Sipas Kombeve të Bashkuara, 129,000 litra karburant gjithashtu kanë hyrë në Gaza. Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës më herët në një deklaratë njoftoi se kishte marrë 187 kamionë nga Gjysmëhëna e Kuqe egjiptiane. Në kumtesë thuhet se kjo autokolonë transporton artikuj ushqimorë dhe jo ushqimorë, ujë, ilaçe të kujdesit parësor shëndetësor dhe pajisje mjekësore emergjente. Ndihmat që hynë në Gaza përmes kalimit Rafah dhe u shpërndanë me sukses.

Tags