Gallant: Nuk do të largohemi nga Gaza derisa të kthehen pengjet!
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152010-gallant_nuk_do_të_largohemi_nga_gaza_derisa_të_kthehen_pengjet!
Ministri i Luftës i regjimit sionist të shtunën në një fjalim deklaroi se regjimi nuk do të largohet nga Rripi i Gazës derisa të gjithë të burgosurit të kthehen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 26, 2023 04:52 Europe/Tirane
  • Gallant: Nuk do të largohemi nga Gaza derisa të kthehen pengjet!

Ministri i Luftës i regjimit sionist të shtunën në një fjalim deklaroi se regjimi nuk do të largohet nga Rripi i Gazës derisa të gjithë të burgosurit të kthehen.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant të shtunën tha se regjimi izraelit nuk do të largohet nga Gaza derisa të gjithë të burgosurit të kthehen. Ai vazhdoi duke thënë se: “Ne do të përdorim të gjitha mundësitë për të kthyer pengjet dhe çdo negociatë për lirimin e tyre do të jetë aktive”. Këto deklarata bëhen ndërkohë që lëvizja Hamas ka vonuar lirimin e grupit të dytë të ushtarëve në Gaza për shkak të sabotimeve të regjimit sionist. Brigadat Al-Qassam - dega ushtarake e lëvizjes palestineze Hamas - njoftoi se lirimi i grupit të dytë të të burgosurve sionist varet nga regjimi sionist që të lejojë kamionët e ndihmave të hyjnë në Rripin verior të Gazës. Armëpushimi katërditor ndërmjet regjimit sionist dhe lëvizjes së rezistencës Hamas në Rripin e Gazës ka hyrë në fuqi që nga ora 07:00 e ditës së djeshme (me orën lokale). Pasi kanë kaluar 48 ditë nga fillimi i operacionit "Stuhia Al-Aksa" nga lëvizja e rezistencës islame "Hamas" kundër regjimit sionist dhe mposhtja e ushtrisë pushtuese në sulmin tokësor në Rripin e Gazës, kabineti i Izraelit, të mërkurën në mëngjes, ra dakord për një armëpushim me ndërmjetësimin e qeverive të Katarit dhe Egjiptit.