Zgjatet marrëveshja e armëpushimit
Katari ka njoftuar se është arritur një marrëveshje për zgjatjen edhe për dy ditë të tjera të armëpushimit humanitar mes Hamasit dhe Izraelit.
Armëpushimi do të përfundonte pas ditës së sotme, ndërsa Katari ka ndërmjetësuar në bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit.
Gjithashtu, Izraeli ka njoftuar familjet e pengjeve që do të lirohen sot, sipas zyrës së kryeministrit, ndërsa nuk specifikon se sa pengje do të lirohen.
Ky është shkëmbimi i katërt i pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë në katër ditë, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të përkohshëm.
Një zyrtar i Hamasit i tha agjencisë së lajmeve Reuters se armëpushimi i përkohshëm do të ketë “të njëjtat kushte si në armëpushimin e mëparshëm”.
Armëpushimi aktual parashikon lirimin e një pengu nga Hamasi në këmbim të lirimit të tre palestinezëve të burgosur në Izrael dhe ka bërë që 39 pengje izraelitë të lirohen në këmbim të 117 të burgosurve palestinezë.