Lirimi i 33 të burgosurve palestinezë nga burgjet e regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152110-lirimi_i_33_të_burgosurve_palestinezë_nga_burgjet_e_regjimit_sionist
Të martën në mëngjes, autoritetet izraelite njoftuan lirimin e 33 të burgosurve palestinezë si pjesë e zbatimit të fazës së katërt të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve palestinezë me të burgosurit izraelitë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2023 04:40 Europe/Tirane
  • Lirimi i 33 të burgosurve palestinezë nga burgjet e regjimit sionist

Të martën në mëngjes, autoritetet izraelite njoftuan lirimin e 33 të burgosurve palestinezë si pjesë e zbatimit të fazës së katërt të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve palestinezë me të burgosurit izraelitë.

Sipas IRNA, të burgosurit palestinezë të liruar nga burgu Ofer do të kthehen në shtëpitë e tyre. Më parë lëvizja Hamas kishte njoftuar se në kuadër të zbatimit të fazës së katërt të shkëmbimit të të burgosurve palestinezë me të burgosurit e regjimit sionist, 3 të burgosura palestineze dhe 30 të burgosur fëmijë palestinezë do të lirohen nga burgjet e sionistëve. Ministria e Jashtme e Katarit gjithashtu njoftoi se pas zbatimit të katër fazave të marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve, Hamasi ka liruar 69 të burgosur izraelitë dhe regjimi sionist ka liruar 150 gra dhe fëmijë palestinezë. Armëpushimi katërditor ndërmjet regjimit sionist dhe lëvizjes së rezistencës Hamas në Rripin e Gazës, i cili filloi mëngjesin e së premtes, u zgjat edhe për dy ditë të tjera.