Lirohen 30 të burgosur palestinezë nga burgjet e regjimit sionist
(last modified Thu, 30 Nov 2023 07:37:49 GMT )
Nëntor 30, 2023 08:37 Europe/Tirane
  • Lirohen 30 të burgosur palestinezë nga burgjet e regjimit sionist

Burimet e lajmeve njoftuan lirimin e 30 të burgosurve palestinezë në kuadër të zbatimit të fazës së gjashtë të marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, një autobus me 30 të burgosur palestinezë u largua nga burgu Ofer që ndodhet në perëndim të Ramallahut. Në lidhje me këtë, mediat palestineze raportuan se ushtarët sionistë sulmuan palestinezët që ishin mbledhur për të pritur të burgosurit palestinezë pranë burgut Ofer dhe plagosën 5 persona. Më herët, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit njoftoi se 30 të burgosur palestinezë do të lirohen në këmbim të 10 të burgosurve izraelitë në Gaza. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit shtoi: Palestinezët e liruar përfshijnë 16 të mitur dhe 14 gra. Gjithashtu, mediat palestineze raportuan se batalionet Al-Qassam i kanë dorëzuar Kryqit të Kuq 10 izraelitë dhe 4 tajlandezë.