Netanyahu u shmanget protestuesve
(last modified Thu, 30 Nov 2023 18:55:27 GMT )
Nëntor 30, 2023 19:55 Europe/Tirane
  • Netanyahu u shmanget protestuesve

Burime mediatike hebraike dënuan represionin ndaj kolonëve që duan dorëheqjen e kabinetit të Netanyahut.

Gazeta sioniste Ha'aretz shkruante: Kabineti i kryeministrit Benjamin Netanyahu vazhdon të shmangë përgjegjësinë e tij, aq më tepër që tre javë më parë policia e këtij regjimi filloi të trajtojë ashpër demonstruesit para Knesset-it që duan dorëheqjen e kabinetit të Netanyahut.

Kjo gazetë izraelite shkruante: Ajo që e përkeqëson situatën është sjellja e dhunshme e policisë ndaj protestuesve izraelitë kundër Netanyahut, dhe policia arrestoi një numër protestuesish dhe i dërgoi në qendrën e paraburgimit.

Haaretz shkroi më tej: Nuk mund të presim që Netanyahu dhe Itamar Ben-Gvir, Ministri i Sigurisë Kombëtare i regjimit sionist, të marrin përgjegjësinë për këtë turp.

Mijëra njerëz demonstruan në Tel Aviv nga 7 tetori dhe brohoritën parulla kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe kabinetit të tij, të cilin ata e konsiderojnë përgjegjës për dështimin e madh të 7 tetorit, dhe kërkuan përshpejtimin e procesit të lirimit të të gjithë të burgosurve në Rripin e Gazës, por policia izraelite i trajtoi ashpër ata.

 

Tags