Ushtarët izraelitë vrasin njerëz qëllimisht dhe për argëtim
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152242-ushtarët_izraelitë_vrasin_njerëz_qëllimisht_dhe_për_argëtim
Kreu i organizatës Mjekët pa Kufij ka thënë: Ushtarët izraelitë thjesht po vrasin njerëz, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë dhe të gjithë anëtarët e familjeve dhe ata po e bëjnë këtë me qëllim dhe për argëtim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 02, 2023 03:44 Europe/Tirane
  • Ushtarët izraelitë vrasin njerëz qëllimisht dhe për argëtim

Kreu i organizatës Mjekët pa Kufij ka thënë: Ushtarët izraelitë thjesht po vrasin njerëz, duke përfshirë fëmijë dhe adoleshentë dhe të gjithë anëtarët e familjeve dhe ata po e bëjnë këtë me qëllim dhe për argëtim.

Christos Christos ka vizituar territoret (të pushtuara) të Palestinës dhe e ka cilësuar situatën në Rripin e Gazës si të paimagjinueshme dhe çnjerëzore! "Ne pamë njerëz që përpiqeshin tu shpëtonin bombardimeve të paparashikueshme dhe të gjenin një vend të sigurt në një cep, por atje askund nuk është i sigurt," tha Christos Christo. Tani më shumë se një milion e 700 mijë njerëz janë zhvendosur dhe janë në kushtet më të vështira për njerëzit, me një situatë kaotike dhe të tmerrshme. Një situatë e tillë është e paimagjinueshme dhe çnjerëzore. Situata në Gaza është katastrofike dhe ka shkuar përtej asaj që ne e quajmë krizë humanitare dhe është kthyer në një fatkeqësi humanitare. Christo tha: "Nëse sulmet e dhunshme rifillojnë, kjo situatë do të përkeqësohet." Populli i Gazës tani ka nevojë për një armëpushim të qëndrueshëm dhe të përhershëm dhe kjo është mënyra e vetme për të ndaluar vrasjet dhe plagosjet pa dallim dhe për të lejuar ndihmat humanitare që njerëzit kanë aq shumë nevojë".