Martirizohen me dhjetëra palestinezë në sulmet e regjimit sionist në Gaza
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza bëri të ditur se që nga mëngjesi i së premtes, në sulmet e regjimit sionist në këtë brez, kanë rënë dëshmorë 178 persona dhe janë plagosur 589 të tjerë.
Nga ana tjetër, burimet e lajmeve raportuan për përplasje intensive midis forcave të rezistencës palestineze dhe ushtrisë sioniste në Tel Al-Hava, Al-Nasr, në veri të rripit dhe lagjen Sheikh Rizvan në qytetin e Gazës. 109 palestinezë janë vrarë dhe qindra janë plagosur që nga fillimi i sulmeve ajrore izraelite në Gaza të premten pas përfundimit të përkohshëm të armëpushimit. Me skadimin e armëpushimit të përkohshëm, regjimi sionist mëngjesin e së premtes rifilloi sulmet kundër popullit palestinez në Gaza. Brigada e Ezzeddin Qassam gjithashtu në një deklaratë njoftoi se shënjestroi një transportues personeli sionist me një raketë në veri të Gazës. Saraya Al-Quds gjithashtu njoftoi se me sulme me raketa kishte shënjestruar qytetet sioniste Nirim, Nahal Oz dhe Ulomim. Krahu ushtarak i Hamasit njoftoi rrëzimin e një droni sionist të tipit “Sky Lark” në Gaza.