Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: Izraeli parandalon hyrjen e ndihmave në Gaza
(last modified Sat, 02 Dec 2023 06:14:56 GMT )
Dhjetor 02, 2023 07:14 Europe/Tirane
  • Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze: Izraeli parandalon hyrjen e ndihmave në Gaza

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se regjimi sionist ka penguar hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se regjimi sionist po parandalon hyrjen e autokolonave të ndihmave humanitare përmes vendkalimit Rafah. Sipas raportimeve të mediave palestineze, kalimi në Rafah u mbyll plotësisht dhe u evakuua nga të dyja anët dhe kamionët që ndodheshin në anën egjiptiane u kthyen prapa. Të premten, ushtarët izraelitë rifilluan sulmet e tyre të gjithanshme kundër qytetarëve të këtij brezi dhe martirizuan më shumë se 178 palestinezë. Në përgjigje të këtyre krimeve, forcat e rezistencës së Palestinës dhe Libanit shënjestruan vend-grumbullimet e ushtarëve sionistë.  Batalionet Qassam njoftuan për sulme me raketa në Tel Aviv dhe vendbanimet sioniste pranë Gazës në përgjigje të krimeve të regjimit sionist në Gaza. Pas sulmit me raketa të Al-Qassam në Tel Aviv, sirenat e alarmit u dëgjuan në pjesën më të madhe të territoreve të pushtuara, duke përfshirë vendbanimet sioniste rreth Gazës dhe rajon Holon në qendër të Palestinës.

Tags