Martirizimi i 29 palestinezëve në jug të Rripit të Gazës
Një burim mjekësor palestinez të shtunën njoftoi se 29 palestinezë u vranë në sulmet izraelite në rripin jugor të Gazës.
Sipas Al Jazeera, ky burim mjekësor ka bërë të ditur se këta persona kanë rënë dëshmor në 24 orët e fundit në sulmin ndaj qytetit Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës. Al Jazeera, duke cituar korrespondentin e saj në Gaza, gjithashtu raportoi se 13 persona u martirizuan dhe me dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin izraelit në shtëpitë e banimit në kampin Al-Nusirat në qendër të Rripit të Gazës. Më parë, numri i dëshmorëve në këtë zonë ishte 4 dhe numri i të plagosurve 6. Nga ana tjetër, rrjeti al-Mayadeen njoftoi se 6 dëshmorë, përfshirë një fëmijë, janë transferuar në Spitalin e Martirëve Al-Aksa. Paraditen e së premtes, pas skadimit të armëpushimit të përkohshëm në Gaza pas shtatë ditësh, regjimi sionist rifilloi bombardimet e zonave të ndryshme të këtij rajoni, veçanërisht në qytetin Khan Yunis, ku dhjetëra palestinezë ranë dëshmorë dhe janë plagosur. “Ashraf al-Qadara”, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, të shtunën pasdite njoftoi: Që nga rifillimi i agresionit kundër Gazës, 193 palestinezë kanë rënë dëshmorë dhe 600 të tjerë janë plagosur dhe kështu numri i përgjithshëm i martirëve që nga fillimi i agresionit më 7 tetor e deri më tani ka arritur në 15 mijë e 207 persona.