Frika më e madhe e sionistëve është lufta në Gaza
Këtë të dielë, pasi kanë kaluar afro 58 ditë nga fillimi i sulmeve kundër Rripit të Gazës, televizioni i regjimit sionist pranoi se frika e vërtetë në luftën aktuale në Gaza është se kjo luftë do të përfundojë pa arritur asnjë fitore për sionistët.
Sipas ISNA, Yeshai Klein, një analist i çështjeve politike duke folur për kanalin televiziv 7 të regjimit sionist, tha: Besimi në kabinetin izraelit është ulur në mënyrë drastike në vitet e fundit dhe ka ulur dhe dobësuar lidershipin dhe besimin e tyre.
Klein vazhdoi të theksonte: Shqetësimet në qarqe të ndryshme të regjimit sionist janë për faktin se përveç viktimave të shumta që u janë shkaktuar forcave të ushtrisë së këtij regjimi që nga fillimi i operacionit Stuhia Al-Aksa dhe së fundmi në operacionet tokësore kundër Rripit të Gazës, si dhe humbjet që ka pësuar kjo ushtri në frontin verior (me Hezbollahun e Libanit) nuk do të arrihet asnjë fitore.
Gjithashtu, këto shqetësime janë për shkak të rritjes së zemërimit publik tek banorët e territoreve të pushtuara për shkak të veprimeve të Benjamin Netanyahut, kryeministrit të regjimit sionist, rritjes së nivelit të përçarjes dhe mosmarrëveshjeve mes institucioneve të sigurisë dhe politikës, si dhe nga dezertimi i ushtarëve izraelitë nga fusha e betejës.
Pak më parë gazeta në gjuhën hebraike Yediot Aharonot zbuloi detajet e këtij dështimi ushtarak dhe arratisjen e ushtarëve të ushtrisë izraelite nga luftimet në Gaza dhe largimin e komandantit të një prej batalioneve të kësaj ushtrie dhe zëvendësit të tij dhe duke cituar ushtarët që u zunë në një nga pritat e forcave të rezistencës palestineze shkruante: "Ne morëm zjarr djallëzor nga të gjitha anët." Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, në një konferencë për shtyp të shtunën pranoi epërsinë e inteligjencës së Hamasit ndaj forcave të kësaj ushtrie dhe tha: “Hamasi i njeh mirë zonat e Rripit të Gazës dhe kjo luftë do të jetë e gjatë.
Instituti i Kërkimeve të Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist pranoi gjithashtu se Hamasi më në fund fitoi një betejë tjetër mes betejave të vazhdueshme dhe ishte në gjendje të vinte në lojë të gjithë Izraelin. Gazeta në gjuhën hebraike “Israel Hium” shkruante gjithashtu se Hamasi është larg nga kolapsi dhe operacioni për lirimin e të burgosurve nga Rripi i Gazës u krye pikërisht ashtu siç dëshironte Hamasi. Ndryshe nga pretendimet e ushtrisë së regjimit sionist në ditët e fundit, mediat e këtij regjimi theksuan se Hamasi është ende në kontroll dhe ka pushtet në zona të ndryshme të Rripit të Gazës.