Hamasi shkatërron 10 tanke dhe transportues të personelit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152340-hamasi_shkatërron_10_tanke_dhe_transportues_të_personelit
Dega ushtarake e Hamasit njoftoi të hënën se është angazhuar në luftime me forcat sioniste në aksin lindor të Gazës dhe deri më tani ka arritur të shkatërrojë 10 tanke dhe transportues të personelit të ushtrisë sioniste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2023 16:23 Europe/Tirane
  • Hamasi shkatërron 10 tanke dhe transportues të personelit

Dega ushtarake e Hamasit njoftoi të hënën se është angazhuar në luftime me forcat sioniste në aksin lindor të Gazës dhe deri më tani ka arritur të shkatërrojë 10 tanke dhe transportues të personelit të ushtrisë sioniste.

Sipas raportit të agjencisë së lajmeve Fars, Brigadat al-Kasam, krahu ushtarak i Hamasit, njoftoi se që nga mëngjesi i sotëm (e hënë, 4 dhjetor) ka arritur të shënjestrojë pesë tanke dhe pesë transportues personeli me raketa Yasin 105 në boshtin lindor të Gazës.

Në deklaratën e degës ushtarake të Hamasit, thuhet se, përveç kësaj, luftëtarët e rezistencës arritën të sulmojnë nga një distancë e afërt ushtarët izraelitë në zonën Al-Sheikh Rizvan duke vrarë dhe plagosur disa prej tyre dhe pas operacionit ata janë kthyer të sigurt në bazat e tyre.

Dje, grupet palestineze të rezistencës shkatërruan rreth 10 tanke dhe automjete ushtarake izraelite në përleshjet me forcat pushtuese në lindje të Deir al-Balah dhe Beit Lahia, dhe arritën të vrasin një numër ushtarësh izraelitë që ishin vendosur në zona të banuara.