Demonstrata në vende të ndryshme në mbështetje të Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i152378-demonstrata_në_vende_të_ndryshme_në_mbështetje_të_palestinës
Në vende të ndryshme të botës u mbajtën demonstrata në mbështetje të popullit palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2023 16:26 Europe/Tirane
  • Demonstrata në vende të ndryshme në mbështetje të Palestinës

Në vende të ndryshme të botës u mbajtën demonstrata në mbështetje të popullit palestinez.

Mijëra hebrenj anti-sionistë u mblodhën në qytetin e Nju Jorkut dhe shënuan grumbullimin më të madh të tyre që nga 7 tetori. Hebrenjtë anti-sionistë duke marrë pjesë në një sallë sportive dënuan qëndrimet e regjimit sionist.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe qindra njerëz demonstruan në mbështetje të popullit të Gazës, ndërkohë që kjo demonstratë u mbajt në margjinat e konferencës për klimën në Dubai për të dënuar krimet e regjimit sionist kundër palestinezëve në Rripin e Gazës, si dhe kundër disa zyrtarëve sionistë të ftuar për të marrë pjesë në këtë konferencë.

Dhjetëra mijëra marokenë dolën gjithashtu në rrugë në një protestë anti-izraelite në Casablanca dhe kërkuan një armëpushim të përhershëm në Rripin e Gazës. Demonstruesit në Casablanca valëvitën flamujt palestinezë dhe i kërkuan qeverisë marokene të ndërpresë plotësisht lidhjet me Tel Avivin. Në vende të tjera, mijëra protestues demonstruan në mbështetje të Palestinës dhe dënuan krimet e regjimit sionist.